Home KRYESORE Negociatat për krijimin e qeverisë, Rama takon sot faktorin politik shqiptar në...

Negociatat për krijimin e qeverisë, Rama takon sot faktorin politik shqiptar në Maqedoni

Kryeministri, Edi Rama, do të zhvillojë sot në Tiranë një takim me faktorin politik shqiptar të Maqedonisë.

Sipas burimeve në qendër të diskutimeve të këtij takimi është formimi i qeverisë së re në Maqedoni.

Faktori shqiptar në këtë drejtim është kyç, pasi asnjëra nga dy partitë kryesore maqedonase nuk krijon dot qeverinë e re pa partitë shqiptare.

Burime nga Tirana zyrtare bëjnë me dije se partitë shqiptare kanë përcaktuar si kusht kryesor për negociatat, futjen e zbatimit të Marreveshjes së Ohrit në programin qeverisës dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Share: