Home KRYESORE Nënpresidenti i Partisë Socialiste të Serbisë: Serbia pa Kosoven ne BE

Nënpresidenti i Partisë Socialiste të Serbisë: Serbia pa Kosoven ne BE

Nënpresidenti i Partisë Socialiste të Serbisë themeluar nga Slobodan Miloshevic, Branko Ruziç ka deklaruar se Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa Kosovën. Gjatë një interviste për mediat austriake, Ruzic u ka bërë thirje autoriteteve serbe dhe kosovare te kenë një qasje më pragmatiste dhe të lënë mënjanë mitet.

Serbia nuk e ka obligim njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kështu ka deklaruar nënpresidenti i Partisë Socialiste e Serbisë, themeluar nga Slobodan Milosheviç, Branko Ruziç gjatë një interviste për të përditshmen autriake Presse. I pyetur se me cilin territor shtetëror do të bashkohet Serbia në familjen europiane dhe nesë në të përfshihet edhe a ii kosovës, Ruzic u shpreh:

“Nëse vendet anëtare të BE-së, të tilla si Sllovakia dhe Spanja nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk kemi nevojë as ne kur të anëtarësohemi. Serbia do të bëhet anëtare e BE-së me përjashtim të territorit të Kosovës.”

Ruziç u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë të jenë më pragmatikë dhe të lënë mënjanë mitet.

“Deri në anëtarësim ne kemi mjaft kohë për të gjetur një zgjidhje funksionale për problemin. Ne, politikanët nga Serbia dhe Kosova, duhet të kemi një qasje pragmatike dhe nuk duhet të mendojmë ende bazuar në mite.”

Ruzic, të cilin Presse e paraqet si një ish ministër pa portofol, të ngarkuar me integrimin evropian, konsideron se negociatat për anëtarësim janë duke përparuar mirë, pavarësisht situatës së vecantë me Kosovën dhe marrëdhënien që ka Serbia me Kinën dhe Rusinë. Në të njëjtën kohë, shtoi ai, 74 për qind e tregtisë së Serbisë zhvillohet me BE-në, dhe theksoi se strategjia kryesore e Serbisë është anëtarësimi në BE.

Share: