Home KRYESORE Një kompani shqiptare, ofertë për rrugën e Arbrit

Një kompani shqiptare, ofertë për rrugën e Arbrit

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj zbuloi sot në Komisionin e Ekonomisë se një kompani shqiptare ka bërë ofertë për të ndërtuar rrugën e Arbrit.

“Jemi duke shqyrtuar ndërtimin me koncesion të rrugës së Arbrit. Është një kompani shqiptare që ka sjellë ofertën. Por jemi në fazën fillestare, u shpreh ai.

Ministri nuk dha detaje të tjera për ofertën. Vitin e kaluar ofertë solli një kompani kineze. Banka kineze “Exim” që e mbështeste, u tërhoq nga investimi, ndërsa u përfol se shkak i tërheqjes së kinezëve ishte fakti se qeveria nuk kishte mbajtur premtimin për t’u dhënë atyre koncesionin e një porti apo një miniere. Kryeministri Rama pati premtuar se rruga e Arbrit do të përfundonte në vitin 2018. Së fundi në Dibër ai premtoi se punimet mund të nisin në pranverën e vitit 2017. /Lapsi.al

Share: