Home KRYESORE Një shqiptar në listën e gazetës prestigjioze me 28 personalitetet që do...

Një shqiptar në listën e gazetës prestigjioze me 28 personalitetet që do ndikojnë Europën në 2017-ën

Prestigjozja amerikane “Politico” ka publikuar listën me 28 personalitetet që pritet të ndikojnë më së shumti Europën në vitin 2017 dhe mes tyre është një shqiptar.

Gaboheni nëse mendoni se në listë janë Angela Merkel, Marine Le Pen apo Vladimir Putin. Asnjë prej personaliteteve të sipërpërmendura, sipas Politico, nuk do të mund të formësojë, lëkundë dhe nxisë zhvillime të reja në kontinentin e vjetër.

Ajo që e bën më interesante për ne këtë listë është pjesëmarrja e kryebashkiakut të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti është zgjedhur mes 28 personaliteteve që pritet të dominojnë Europën vitin e ardhshëm. Në profilin e prezantuar për 38 vjeçarin, Politico thekson përpjekjet e Ahmetit për të ndryshuar kryeqytetin e Kosovës në elementet bazë për të cilat njerëzit kanë nevojë.

“Kosova mund të ketë bërë një hap të rëndësishëm gjatë këtij viti sa i përket njohjes ndërkombëtare, kur u anëtarësua në FIFA dhe fitoi një medalje të artë olimpike në Rio, por për Shpend Ahmetin, kryebashkiakun e Prishtinës, të ndërtosh një shtet duhet fillosh nga baza. Që prej fitores në 2013-ën, 38 vjeçari i diplomuar në Harvard, ish-ekonomist në Bankën Botërore dhe profesor universiteti, ka qenë i përfshirë në betejën për të siguruar shërbimet bazike për 350 mijë banorët e kryeqytetit, si transportin publik, ujin e rrjedhshëm, mbledhjen e plehrave dhe naftën e pastër që përdoret për ngrohje nga shkollat, spitalet dhe shtëpitë”, shkruan gazeta amerikane.

Për “Poltico”, Shpend Ahmeti është një nga figurat qëndore të opozitës kosovare, i cili i ka hyrë një beteje të rrezikshme kundër pushtetit të konsoliduar të luftëtarëve për lirin e Kosovës, që udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi.

Sa i përket listës, ajo udhëhiqet nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, i ndjekur nga populistja gjermane Frauke Petry, irlandezi Michael O’Leary, ish-kryeministri polak Jarosłaë Kaczyński dhe kryebashkiakja e Barcelonës, Ada Colau.

Në listë ndodhen gjithashtu miliarderi George Soros, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, përfaqësuesja për Politikën e Jashtme në BE Frederica Mogherini apo ministri i Jashtëm i Austrisë Sebastian Cruz/360grade.al

Share: