Home KRYESORE Kjo është shqiptarja më seksi në ushtrinë e Zvicrës

Kjo është shqiptarja më seksi në ushtrinë e Zvicrës

Shpërndarja e fotografive të ushtareve simpatike dhe tërheqëse nga ambientet tipike ushtarake pra po bëhet një dukuri e zakonshme në kohën e “Instagramit” e “Facebook”-ut.

Valentina 24-vjeçare nga Lozana e kontaktuar nga portali thotë: “Në kursin ushtarak (shkollë a rekrutëve) kam qenë e vetmja femër në mesin e 400 meshkujve, transmeton “Albinfo.ch”. Kjo ishte një përvojë e mirë, e cila mjerisht përfundoi”, ka thënë Valentina, e cila ka shërbyer si artiljere në një tank.

“20minuten.ch” ka pyetur rreth kësaj ndalese autoritetet përgjegjëse në ushtri dhe zëdhënësi (Daniel Reist) është përgjigjur se shpërndarja e fotografive të tilla vërtet është e ndaluar, përcjell “Albinfo.ch”. Për një rast të tillë duhet marrë pëlqimin e komandantit përgjegjës. Por ndërkaq, ai ka pranuar se në epokën e telefonave të mençur dhe “Instagram”-it e “Facebook”-ut është e pamundurtë ndiqen të gjithë ata që “shkelin ligjin” në këtë drejtim.

Hetime ose kallëzime penale ushtrohen vetëm kundër atyre të cilët në fotografitë e përmendura përhapin ide raciste ose seksizëm. Ndërsa fotot e përhapura në shumicën e rasteve nuk përbëjnë ndonjë problem. Për më tepër, ushtria zvicerane, ku femrat përbëjnë më pak se 1 për qind të shërbyesve ushtarakë, ka vetëm përfitime nga këto fotografi që e vendosin në dritë pozitive shërbimin ushtarak të femrave.

Madje, ushtria vitin e ardhshëm për këtë qëllim do të nisë një ofensivë mediatike: një llogari zyrtare do të publikojë fotografi dhe video nga përditshmëria e ushtrisë. Kjo bëhet për të bërë më joshës shërbimin ushtarak

Share: