Home KRYESORE Lulzim Basha takim me Angela Merkel

Lulzim Basha takim me Angela Merkel

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pritet të takohet me Kancelaren gjermane Angela Merkel vetëm pak orë pasi ajo ka marrë mandatin e ri të kryetares së CDU.

Angela Merkel është rizgjedhur drejtuese e CDU edhe për një mandat tjetër me rreth 90 për qind të votave.

Në kongres ka qenë edhe një delegacion i PD i drejtuar nga kryetari i saj Lulzim Basha.

Lajmi për takimin bëhet i ditur nga deputeti i PD-së, Genc Pollo, I cili ndodhet bashke me Bashën në Essen./dron/

Share: