Home KRYESORE Opozita në Maqedoni kërkon rivotim në 16 qendra: Ka manipulime

Opozita në Maqedoni kërkon rivotim në 16 qendra: Ka manipulime

Partia opozitare në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate ka ankimuar 13 parregullsi, gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit.

Këto parregullsi të njëjta dhe me ankesën e partisë së re shqiptare në Maqedoni, Besa, e cila ka raportuar për shkelje të dyshuara, që mund ta ndryshojnë rezultatin e votimeve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha se dy parti opozitare janë ankuar në procesin zgjedhor në 16 vendvotime, duke kërkuar përsëritje të votimeve në këto vende.

Lideri i socialdemokratëve, Zoran Zaev, tha se sipas llogaritjeve të tij, secila prej dy partive më të mëdha do të duhej t’i kishte nga 50 vende në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas rezultateve zyrtare, partia VMRO, e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i ka fituar 51 deputetë, ndërsa partia e Zaevit, 49 vende deputetësh.

Dallimi ndërmjet dy partive në vota është shumë i vogël, afro 18 mijë fletëvotime, prej 1.7 milion zgjedhësve të regjistruar.

Share: