Home KRYESORE Pakicat serbe-struktura destabiliteti ne Ballkanin Perendimor

Pakicat serbe-struktura destabiliteti ne Ballkanin Perendimor

Nga Prof.Dr. Lisen Bashkurti

Historikisht Serbia i ka perdorur pakicat e veta etnike ne vendet perreth per shtrirjen dhe ruajtjen e ndikimit te saj gjeopolitik mbi fqinjet. Kjo strategji here eshte bere me fshehurazi dhe here me haptazi, por asnjehere nuk eshte ndaluar.

Strategjia Serbe e perdorimit, shperdorimit dhe abuzimit te pakicave etnike ne shtetet fqinje ka qene perdorur per shperthimin e konflikteve politike dhe nderetnike ne gjithe ish-Jugosllavine. Madje edhe shkalla e permasave te konfliktit ne ish-Jugosllavi u diktua nga vete permasat e komunitetit pakice Serb ne secilin vend.

Ne Slloveni, ne vitin ’90-te kishte fare pak Serb, prandaj ndonese reaguan me arme kunder shpalljes se pavaresise se ketij vendi, serish ata u shtypen shpejt. Ne Kroaci permasat e komunitetit Serb ishin shume me te medha. Ishte edhe kjo nje prej arsyeve qe konflikti Kroato-Serb mori permasa te medha, te pergjakshme nder-etnike.

Komuniteti etnik Serb me i madh ishte ne Bosnie&Hercegovine. Pikerisht ishte ky komunitet i shtrire ne Republiken Serbska qe u shnderrua thuajse i gjithi ne makine lufte. Krimet e bera ne Bosnie&Hercegovine, duke kulmuar me masakren e Srebenices nuk ishin pare ne Evrope qysh nga Lufta e Dyte Boterore.

Kosova nuk beri perjashtim nga strategjia Serbe e perdorimit, shperdorimit dhe abuzimit te pakices Serbe nga Shteti Serb kunder shqiptareve te Kosoves. Edhe pakica Serbe ne Kosove u strukturua ne forcat ushtarake, policore dhe paramilitare Serbe. Ajo kreu krime, masakra, genocid dhe pastrim etnik te permasave te medha, qe sherbyen edhe si shkaqe themelore per nderhyrjen e OSBE e me pas NATO-s ne Serbi dhe Kosove.

1. E njejta sjellje e Serbise edhe sot ne Kosove

Grupi perfaqesues i pakices serbe ne Kuvendin e Kosoves u deklarua keto dite se do ” ngrije cdo veprimtari ne kuader te institucioneve te Kosoves”, sepse ka vendosur “t’i bindet vetem Kryeministrit te Serbise, Vucic”.

Akoma me tej, zyrtari i larte i Beogradit per Kosoven, Gjuriq, u deklarua sot se “asociacioni i komunave me shumice Serbe ne Kosove do te perdore dinarin”, pra jo euron si e gjithe Kosova, por parane lokale Serbe. Eshte krejt e qarte se Beogradi po perdor haptazi pakicen Serbe ne Kosove si valvul destabiliteti.

Ishte ky zyrtare i larte Serb i Beogradit, Gjuric qe hyri ne mes te dhjetorit 2016 ne Kosove ilegalisht, i fshehur ne nje autoambulance, duke shkelur edhe marreveshjet e paleve te firmosura ne Bruksel.

Nderkohe, prej disa kohesh ne Mitrovicen e Veriut eshte ngritur nje mure betoni qe te kujton makthin e Murit te Berlinit te ngritur nga Ruset ne fillim te viteve ’60-te. Inspirimi dhe mbeshtetja per kete mure ndares duket qarte se vjen nga Beogradi.

I gjithe i ashtuquajtur proces normalizimi marredheniesh Serbi-Kosove i inicuar dhe ndermjetesuar nga BE eshte nje varg marreveshjesh te dobeta, te respektuara vetem nga Kosova dhe te shkelura njeanshmerisht nga Serbia.

Nderkohe qe ky proces normalizimi Serbi-Kosove ecen si nje funeral, e gjithe politika zyrtare, formale dhe jo formale e Beogradit nxit pakicat ne Veri te Mitrovices drejt ndarjes, frymezon institucione etnike Serbe paralele ne Kosove me varesi nga Beogradi si dhe ben obstruksione ne cdo aspekt te funksionimit te shtetit te Kosoves deri ne institucionet me te larta, ne Parlament dhe ne Qeveri.

2. Bosnia&Hercegovine viktimizohet serish

U bene 21 vjet nga dhenia fund e luftes ne Bosnie&Hercegovine dhe firmosja e Akordit te Paqes te Dejtonit. E megjithese lufta ka pushuar, paqja akoma nuk eshte ndertuar. Gjurmet e ndarjeve etnike midis Federates Kroato-Bosnjake nga njera ane dhe Republikes Serbska nga ana tjeter jane jo vetem te gjalla, por edhe vepruese.

Ndikimi i Beogradit ushqen endrren separatiste te komunitetit Serb. Kjo ndjenje separatizmi saboton tash me shume se dy dekada integritetin dhe unitarizmin institucional te Bosnie&Hercegovines si shtetet. Gjithashtu, kjo bllokade Serbe po pengon demokracine, sigurine, zhvillimin ekonomik e social, infrastukturor dhe vete integrimin e Bosnie&Hercegovines ne strukturat Euro-Atlantike.

Kulminacionin e vet Republika Serbska e ndermorri ne shtator te ketij viti me organizimin e referendumit shkeputes nga Bosnie&Hercegovina. Ne kete referendum mbi 90 perqind e votuesve i thane “po” shkeputjes nga Federata e Bosnie&Hercegovines. Ndonese faktoret nderkombetare e shpallen nul kete referendum, serish efekti politik dhe nderetnik i tij ngelet veprues ne paralizimin e shtetit te Bosnie&Hercegovines.

3. Serbia nuk heq dore nga Mali i Zi

Ne tetor te ketij viti, Mali i Zi pati zgjedhjet e pergjithshme politike. Fushata zgjedhore u karakterizua nga tensione shume te larta, te peraferta me ato te referendumit te pavaresise se Malit te Zi.

Beteja politike zgjedhore nuk ishte aspak alternativash partiake, por gjeopolitike, ku ndarja e paleve lidhej me qendrimet pro dhe kundra integrimit te Malit te Zi ne NATO, te orientimit pro Rusise apo pro Perendimit si dhe rikthimi te strategjia pro Serbise apo pro fuqizimit te pavaresise.

Faktoret pro NATO, pro Perendimit dhe pro konsolidinit te pavaresise fituan zgjedhjet, ndonese ne margjina te ngushta. Lideri i pavaresise, Milo Gjukanovic u rizgjodh serish per kryeminister. Mirepo brenda pak oresh mbas fitores se Gjukanovicit forca kriminale Serbo-Ruse, me rrenje te forta te komuniteti Serb brenda Malit te Zi tentuan te benin grusht shteti dhe te vrisnin Milo Gjukanovicin.

Pavaresisht deklaratave politike retorike Serbe, ngjarja e mbas zgjedhjeve te ketij tetori ne Mal te Zi eshte deshmi e pakontestueshme se Serbia nuk ka hequr aspak dore nga strategjia e rikthimit te Malit te Zi nen unionin e vet si dhe nga pengimi i orientimit te tij drejt NATO dhe Perendimit pergjithesisht.

4. Serbia ben farse me BE

Ne politiken e saj me fqinjet, Serbia nuk respekton aspak orientimet e politikes se jashtme dhe te diplomacise se Bashkimit Evropian. Ne menyre te vecante sjellja abuzuese e Serbise permes pakicave te saj ne Bosnie&Hercegovine, Kosove dhe Mal te Zi deshmon ne menyre te pakundershtueshme se Serbia ben farse me BE.

Farsa politike Serbe me fqinjet e saj tanime po kundershtohet edhe brenda vete BE. Qendrimi konsistent i Kroacise eshte mjaft i drejte dhe i dobishem per BE, per Ballkanin Perendimor, por edhe per vete Serbine. Kjo, sepse edhe ne dekaden e fundit Serbia ka treguar se nuk heq dore nga politikat e vjetra pa rritjen e presioneve dhe kushtezimeve nga Perendimi.

Bashkimi Evropian eshte nje organizate me politika te qarta demokratike lidhur me politikat e zgjerimit te fqinjesise se mire. Ne keto politika zgjerimi te BE komunitetet pakica konsiderohet ura lidhje miqesie dhe bashkepunimi ndermjet popujve dhe vendeve.

Por, mesa duket Serbia nuk i ka lexuar mire politikat e BE per fqinjesine e mire dhe per komunitetet pakice te saj. Duket qartesisht se edhe ne keto politika fqinjesore dhe te manipulimit te pakicave te saj perreth, Serbia ndjek modelet e politikave te Rusise me shume sesa ato te BE dhe te Perendimit pergjithesisht.

Share: