Një burrë i moshës 101-vjeç ishte personi më i vjetër në historinë e Britanisë i dënuar për një sërë krimesh seksuale ndaj vajzave të reja.
Ralph Clark, një shofer kamioni në pension, u gjet fajtor për sulmet dhe përdhunimin e dy motrave, por edhe vajzave të tjera të vogla në fund të viteve 1970 dhe fillim të viteve 1980. Pavarësisht moshës Clark, është i detyruar të kryejë dënimin.
“Clark ka abuzuar më fëmijë të pafajshëm për një kohë të gjatë dhe kjo është e tmerrshme, edhe pse ai është 101- vjeç, nuk do të thotë se nuk do të kryejë dënimin që meriton”, tha hetuesja e policisë Emma Fanon.
Policia, tha se Clark është personi më i vjetër në historinë ligjore të Britanisë që është shpallur fajtor. Clark ka abuzuar me vajza të vogla të moshës 4-13 vjeç në shtëpinë e tij në Birmingham në Britani, në një magazinë të vogël.
Gjithashtu ai ka abuzuar në mënyrë të përsëritur dhe me vajzat e vëllait të tij. Viktimat kanë kontaktuar policinë në gusht të vitit të kaluar, pasi kanë parë në rrjetin social Facebook, që Clark kishte postuar foto të ditëlindjes së tij të 100-ë.
Prokurorët janë shprehur se pavarësisht moshës së tij dhe gjendjes së dobët shëndetësore, ai duhej të paraqitej në gjyq dhe të vuajë dënimin që meriton. Mbi të rëndojnë disa akuza për abuzime seksuale me të mitura por edhe për sjelljë të keqe në publik./tvklan.al