Sot rreth orës 09:20, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë, një person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II.
Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjehere në drejtim të vendngjarjes dhe jane vene ne ndjekie te makines se vjedhur.
Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë ki nuk dihet akoma gjendja e tij pasi eshte transportuar ne drejtim te spitalit ushtarak Tirane.
Policia ka rrethuar autorin i cili eshte me arme ne dore.
Ne ndihme te policise se Lezhes jane nisur grupe me forcat Renea si dhe helikopteri i policisë me forca të tjer RENEA. Autori po mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhes ne Fushe-Gjorme.
Punonjesi i Policise eshte plagosur ne kokë./lapsi.al