Home KRYESORE Policia rreh taksistin korçar që i thirri Ramës: Blushi do të hajë...

Policia rreh taksistin korçar që i thirri Ramës: Blushi do të hajë kokën!

Raportohet një incident e shënuar vizitën private të kryeministrit Edi Rama në Korçë këtë të shtunë. Duke ecur në rrugët e qytetit një qytetar i është drejtuar me zë të lartë me fjalët: “Poshtë Edi Rama!” “Rroftë Ben Blushi”, “Blushi do të ta hajë kokën ty”, etj.

Qytetari është Niko Dinko, (ne foto) dhe eshte një taksist i qytetit. Duket se kanë ndërhyrë menjëherë shoqëruesit e Kryeministrit Rama të cilet e kanë futur me dhunë Dinkon në furgonin e policië.

Ngjarjen e ka denoncuar fillimisht ish-kryeministri Berisha. “Qytetari dixhital denoncon keqtrajtimin e qytetarit ne Korçe nga badiguardet e Rames vetem se ai hodhi nje parulle kunder tij. Ketij i thone dajak-urim per Krishtlindje!” – shkruan Berisha që publikon edhe sms-në e qytetarit.

“Pershendetje doktor. Edi Rama zgjodhi te na uroje Krishtlindjen ne Korçe duke dhunuar ne qytetar. Sot përballë me spitalin e Korçes bodigardet e Edi Rames si dhe forca të policisë kane dhunuar dhe kane shoqëruar për në polici 1 person i cili ka hedhur batuta kunder Edi Rames” – thuhej në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Ka reaguar edhe kreu i LIBRA Ben Blushi.

“Ky është Niko Dinko, një banor i Korcës të cilin nuk e njoh. E kanë rrahur sot në mesditë në furgonin e policisë pasi ka thirrur emrin tim ndërkohë që Edi Rama ecte në rrugë. I kërkoj ndjesë Niko Dinkos që ja kam mësuar rrugët e Korcës Edi Ramës. Sic thonë në Korce, në vend që të baresë, lëshon qentë kundër bariut. Duro edhe gjashtë muaj Niko. Gëzuar Krishtlindjet!”- shkruan Blushi në Facebook.

Edhe Partia Demokratike e dënoi me forcë dhunimin e qytetarit Niko Ndini në Korçë i cili shprehu sot lirinë e mendimit në prani të Edi Ramës.

“Por fjalët nuk i pelqyen kryeministrit, dhe për këtë qytetari u dhunua nga garda dhe policia. Eshte e trishte sesi me këtë sjellje te denje vetem per byroistet e dikurshem, Edi Rama edhe në vigjilje te Krishtlindjes, nuk percon mesazhin e paqes dhe bashkimit, por të dhunës, përcarjes dhe ndëshkimit të njerëzve për mendimet e tyre. Partia Demokratike kërkon hetim të plotë dhe angazhim serioz të prokurorisë për këtë ngjarje të rëndë, për të vënë para ligjit përgjegjësit e kësaj shkelje brutale dhe dhunë ndaj një standardi të shenjtë siç është liria e mendimit.” – shkruhet ne deklaraten e PD arritur sot ne mengjes neper redaksi.

Share: