Home KRYESORE Protesta te parlamenti, AKIP: Të votohet dekreti i Presidentit, të çlirohemi nga...

Protesta te parlamenti, AKIP: Të votohet dekreti i Presidentit, të çlirohemi nga plehrat

Përfaqësues të Aleancës kundër Importit të Mbetjeve dhe aktivistë të Shoqërisë Civile kanë vijuar protestën para parlamentit kundër importit të mbetje.

Në një prononcim për mediat, Aulon Kalaja, përfaqësues i Shoqërisë Civile ka deklaruar se protesta ka vijuar edhe ditën e sotme për t’u siguruar që dekreti i Presidenti kundër importit të mbetjeve të futet në rendin e ditës, Sipas tij, ky dekret është programuar për t’u futur në rendin e ditës në Kuvend tre herë por më pas ai është hequr përsëri.

“Ne e gdhimë mbrëmë për të qenë të sigurt sot. Unë kam një mesazh: Të na çlirojnë njëherë e përgjithmonë nga plehrat. Ta votojnë dekretin e Presidentit”, u shpreh Kalaja.

Për ambientalistin Sazan Guri, po protestohet sërish sepse sipas tij, parlamenti ka në plan që të kalojë ligjin për mbetjet në seancën 29 dhjetorit. Për të përgjigjja e Kuvendit, se ligji i ndryshuar nuk mund të futet në seancën e sotme parlamentare, është një arsye shumë e fort që ta çojnë deri në fund atë që ata kanë nisur.

Share: