Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Ben Blushi ndodhen të dy në Vlorë mbrëmjen e se shtunes por në aktivitete të ndryshme. Kreu i Qeverisë, ishte në një mbrëmje me mësuesit në Vlorë, teksa ritheksoi rritjen e pagave që do të ndodhë në mars të 2017.
“Sikur gratë të kishin drejtimin ashtu siç e kanë nëpër shtëpi, shqipëria do të ishte më mirë. Mësueset dhe mësuesit do të kenë një vlerësim financiar shumë më dinjitoz”, tha Kryeministri.
Por, ndërkohë që Rama po fliste në gostinë me mësuesit, “armiku i tij” deputeti Ben Blushi po zhvillonte një takim e anëtarë të partisë LIBRA në qytetin bregdetar.
Të paaftë dhe të papërgjegjshëm e ka quajtur Ben Blushi Kryeministrin Edi Rama gjatë takimit me vlonjatë. “Takim me Librat në Vlorë. Sa shumë zhgenjim në qytetin e Flamurit.Kanë patur fatin e keq të kenë deputet një njeri totalisht të paaftë dhe KM, një të paaftë totalisht të papërgjegjshëm. Jam i bindur që Vlora e vuan këtë peshë dhe do ta zgjidhë në mënyrën e vet!”, shkruan në Facebook deputeti Ben Blushi./360grade.al