Home KRYESORE Raporti i OKB-së: Shqipëria duhet të hetojë krimet e komunizmit

Raporti i OKB-së: Shqipëria duhet të hetojë krimet e komunizmit

Shqipëria duhet të punojë në mënyrë të veçantë për rikthimin e të drejtave të viktimave të komunizmit, dëmshpërblimin e familjeve të internuara dhe kthimin e pronës, kështu shkruhet në raportin paraprak të publikuar dje nga grupi i punës së OKB-së.

Ekspertët tregojnë se në vend ka mungesë të vullnetit politik për dënimin e krimeve të epokës së komunizmit pasi sondazhet tregojnë se ende shumë njerëz e konsiderojnë si një periudhë pozitive.

Zyrtarët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Shqipërisë për të siguruar të drejtat e viktimave të regjimit brutal.

Assosiated Press shkruan se gjatë sundimit të Enver Hoxhës, Shqipëria u bë vendi më i izoluar në Evropë dhe me kushte të mjerueshme për jetesën.

Rreth 6 mijë persona zhdukur që nga viti 1944 deri në 1990-ën. Rreth 6 mijë të tjetër janë vrarë, 34 mijë janë burgosur dhe 50 mijë janë dërguar në kampe internimi.

Në raportin e OKB-së thuhet se shumica e të zhdukurve mendohet se kanë vdekur edhe pse vendet e varrimit nuk janë gjetur. Në shumicën e rasteve familjarët e tyre kanë zbuluar varret e viktimave duke u mbështetur në burimet e tyre financiare.

“Ka raste të ndryshme ku dëshmohet mungesa e përgjegjësisë së plotë. Institucionet hetimore dhe prokuroriale nuk kanë marrë ndonjë iniciativë për të hetuar dhe për të sjellë rastet në gjykatë. Vetëm kohët e fundit zhdukja me forcë është përfshirë në mënyrë të qartë në kodin penal të Shqipërisë.”- shkruhet në raport

Në të dhënat e publikuara të sondazhit të bërë nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi tregohet se 35% e të anketuarve nuk e konsiderojnë të kaluarën komuniste si problematik, ndërsa 42% besojnë se Hoxha kishte një ndikim pozitiv në histori.

Këto rezultate vijnë si pasojë e mungesës së një procesi të plotë de-komunizmi në këto 26 vitet e fundit.

Gazetarja Luljeta Progni thotë se të rinjtë në shkolla ende nuk marrin ndonjë informacion lidhur me krimet e regjimit komunist. / përgatitit opinion.al

Share: