Home KRYESORE Sali Berisha për marrëveshjen Rama-Basha-Meta

Sali Berisha për marrëveshjen Rama-Basha-Meta

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, ish-kryeministri Berisha ka folur për një marrëveshje mes Ramës, Metës, Bashës dhe ambasadorëve për të votuar me konsensus ligjet e reformës në drejtësi, përfshi këtu edhe ligjin e Vettingut.

“Unë e thashë dhe këtu në parlament dhe ju duhet ta dini që ekziston marrëveshja e sigurtë midis palëve dhe këtë ambasadorët ja kanë thanë Ramës në zyrë, Metës në zyrë, Bashës në zyrë dhe mua.

Marrëveshja që këto ligje duhet të votohen me konsensus. Nëse do të ishte zbatuar marrëveshja nga Rama sot do të kishte filluar prej kohësh Vetting-u. Ne kemi kërkuar Vetting-un jo socialistët, socialistët kanë qenë kundër. Sot ishte i qartë që tha se nuk ka kërkuar hapjen e negociatave”, u shpreh Berisha jashte parlamentit.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese i ka nisur sërish kërkesë Komisionit të Venecias për interpretim të ligjit të Vettingut, pas pretendimit të opozitës se varianti i parë ishte përkthyer keq. Sipas Tv Klan teksti eshte perkthyer gabim nga zyra e EURALIUS ne Tirane.

Share: