Home KRYESORE Sejamini denoncon propoganden e Erion Velias

Sejamini denoncon propoganden e Erion Velias

Nga Neritan Sejamini

Në një aktivitet të organizuar nga shkolla e fëmijëve të mi, Tirana English School, është marrë nga ndonjë aparatçik i Bashkisë Tiranë një fotografi e imja me vajzën time duke dëgjuar këngët që këndoheshin nga shokët e saj të shkollës. Në shkelje të së drejtës sime, por mbi të gjitha të të drejtave të fëmijës tim, kjo foto është bërë publike në Facebook nga Kryebashkiaku Veliaj, i cili i ka përdorur atë për propagandë.

Naiviteti i organizatorëve, të gjithë të huaj, që nuk e kuptuan se vullneti i mirë dhe mirësia e tyre ndaj fëmijëve dhe parkut do të përdorej për propagandë politike nga Kryebashkiaku Veliaj.

Meqë ra fjala, unë vazhdoj të mendoj se këndi i lojrave në park është dhunim i parkut dhe i ligjit, sikurse mendoj që të gjitha projektet që po bën Bashkia Tiranë—sipas një masterplani që mbahet sekret, të hartuar nga Kryeklienti i Kryeministrit Rama Peter Wilson dhe kryefirma e Kryeministrit Atelier 4—po e shkatërrojnë parkun. Natyrisht duke shkelur në rrugë e sipër të gjitha ligjet e këtij vendi.

Meqë ra fjala, Marta ime është e bukur dhe bukuria e saj shkëlqen mbi batakun e politikanëve që përdorin fëmijët dhe veprimet e pafajshme për qëllime politike.

Share: