Mediat gjermane publikuan skemën e sulmit që la 12 viktima e 49 të plagosur në tregun e Krishtlindjeve, në Berlin. Sipas të dhënave të policisë, harta e mësipërme tregon rrugën që përshkoi kamioni i drejtuar nga një pakistanez. Ai ia kishte rrëmbyer kamionin një polaku që e kishte sjellë nga Italia, të cilin e kishte vrarë, raporton Daily Mail. Gazeta gjermane Berliner shkruan se pakistanezi kishte ardhur si azilant në Gjermani në shkurt të këtij viti dhe se kishte përdorur emra të ndryshëm. Pas sulmit, ai u arrestua në afërsi të një kopështi zoologjik. /Lapsi.al