Home KRYESORE Sot betejë politike për audiencë ne Tv mes Ramës, Metës dhe Bashës

Sot betejë politike për audiencë ne Tv mes Ramës, Metës dhe Bashës

Një betejë e fortë do të zhvillohet sot në mbrëmje në “prime time” në ekranet e politikës shqiptare. Të tre drejtuesit kryesore te partive të medha do të luftojnë jo vetëm për të fituar me argumente kundër njëri tjetrit, por mbi të gjitha edhe për të vjedhur audiencën e kundërshtarëve në TV Klan, në News 24 dhe në Top Channel.

Njoftohet se kryeministri Rama ka zgjedhur Top Story-n e Sokol Ballës qe rezulton me pak i ndjekuri ne gare ne oren e pikut te ekranit te vogel, ku do flase për intergrimin në BE dhe vizitën në gjermani tek kancelarja Merkel.

Rivali i tij politik, Lulzim Basha ka preferuar ta kundërshtojë nga studioja e Opinion ne Tv Klan duke përballur me Ramen nga ky emision qe rezulton nga me te ndjekurit në ora 21 te se ejtes.

Pas një heshtjeje të gjatë në skenë ka vendosur të dalë edhe Ilir Meta i cili ka pranuar sfidën e vështirë për tu përballur me Fatos Lubonjën, Andi Bushatin dhe Çim Pekën në emisionin e Ylli Rakipit ne 24 News. Ky emision cjen nga nje ekran tjeter dhe ka fituat mjaft audience politike.

Meta duke qenë se është vendosur përballë dy liderve të partive të mëdha, që kanë kapur dhe dy ekranet më të shikueshëm në vend, ka sakrifikuar një ballafaqim me pyetje sigurisht të vështira për të marrë nga audienca e rivalëve të tij.

Meta duket se do të flasë për ligjin e plehrave, për hashashin, për koalicionin e ardhshëm dhe për marëdhëniet me Ramën dhe ka gjasa te tregoje qarte nese do vazhdoje bashkepunimin elektoral me kryeministrin Rama.

Duke qenë se është në pozicionin më të vështirë, midis qeverisë dhe opozitës, Meta do të detyrohet të përballet me qëndrime për të cilat nuk është prononcuar deri më tani. Avantazhi i tij në raport me kundërshtarët për sa i përket audiencës është se “Të paekspozuarit” fillon në ora 20 45.

Në gare ne oren 21 00 nuk do ta ketë të lehtë sa lideri i opozitës përballë Fevziut ku do kete shume interes qytetare per te kuptuar pse i duhet Bashes se Rama dikur te bllokoje integrimin dhe se po mban peng ligjin e vetingut per sistemin e drejtesise se munguar.

Kryeministrit Rama per shkak se eshte ne nje Tv shume prane tij besohet se nuk do te kete shume audience. ketu do jemi e do shohim…

Share: