Home KRYESORE “THE TELEGRAPH” – Britanisë i jepet fatura 50 miliard stërlina me hapjen...

“THE TELEGRAPH” – Britanisë i jepet fatura 50 miliard stërlina me hapjen e bisedimeve për largim

Britanisë do t’i kërkohen 50 miliard sterlina, në formën e faturës së daljes nga Bashkimi Evropian, sapo Tereza Meit të kërkojë vënien në zbatim në Nenit 50, lajmëroi kryenegociatori i Brukselit Mishel Barnier. Ai u tha kolegëve britanikë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të paguajë dhjetëra miliardë çdo vit në buxhetin e BE-së deri në vitin 2020. Fatura përmban pagesat për pensionet, garanci huash dhe shpenzime për projekte britanike në BE.

Kërkesa iu paraqit Meit gjatë samitit të BE-së dhe ngjalli reagime të forta nga konservatorët britanikë. Ish sekretari britanik i punës dhe pensioneve, Iain Dankan Smith, që mbështeti daljen e vendit nga BE, e quajti “një shaka të llahtarshme”. Nga ana tjetër, ambasadori i Britanisë në BE u cilësua prej tij si “pesimist i zymtë” për shkak të deklaratës se dalja e vendit nga BE-ja do të zgjasë një dhjetëvjeçar dhe po aq shumë arritja e një marrëveshjeje tregtare me BE-në.

Evropianët nuk janë dakord me cilësimin nga britanikët së shumës që duhet paguar si “fatura e daljes”. Bëhet fjalë për shifra që janë konsultuar dhe pranuar më herët, për nj buxhet për të cilin Britania ka votuar pro dhe është zotuar të japë pjesën e saj. Zyrtarët evropianë presin që Londra t’i respektojë angazhimet dhe kjo do të jetë nj nga çështjet e para që do të diskutohet. Vetë zonja Mei thotë se do të synojë që dalja të jetë sa më e butë në interes të Britanisë dhe të BE-së./360grade.al

Share: