Home KRYESORE Ushqimet “vrasëse”, në treg shiten edhe pulat e vezëve

Ushqimet “vrasëse”, në treg shiten edhe pulat e vezëve

Një ditë më parë, emisioni investigativ “STOP” transmetoi problematikën e shitjes së kikirikëve të importuara nga Kina me përmbajtje të lartë aflatoksine në tregun Agro Ushqimor.

Menjëherë ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Punonjës të saj kanë bllokuar të gjithë këtë lloj kikiriku nga magazinat e tregut ushqimor, ku filmoi “STOP” dhe kanë vijuar gjurmueshmërinë e produktit, nga pikat doganore hyrëse e deri në treg. Kikiriku është çuar edhe në Institutin Veterinar për analiza.

Sot, me anë të një tjetër kamere të fshehtë, “STOP” solli mënyrën sesi shiten pulat e vezëve, pasi kanë mbaruar ciklin e prodhimit. Këto pula janë ndyshe nga pulat për t’u ngrënë, pasi pulat e vezëve nuk shikojnë dritën e diellit asnjëherë dhe janë të destinuara vetëm për vezë.

“STOP” është ndalur në Berat, ku tregohet sesi këto pula shiten me 150 lekë për tregtarët.

Qytetari– Si kaluat? Me ble ca pula nga ato, që nuk bëjnë vezë.

Punëtori– Sa pula doni?

Qytetari– Sa ke për të shit ti?

Punëtori – Me 150 lekë shitet pula këtu, për tregtarët e ke parasysh.

Qytetari – E kuptoj, po mirë t’i marrim.

Punëtori– Mirë, prisni një çikë atje!

Qytetari – Thashë t’i provosha një herë si janë, janë shumë të lodhura?

Punëtori– Po të lodhura janë o burrë, po nuk qenë të lodhura, nuk e nxjerr ai.

Qytetari – Sa vite rrinë duke bërë vezë?

Punëtori – 18 muaj i mbajmë.

Punëtori – Sa do merrni ju?

Qytetari – Nxirri 30 copë.

Punëtori – Merr 20.

Qytetari – 20.

Qytetari – Në rregull.

Punëtori – Në rregull.

Qytetari – Për 700-800 copë cfarë pazari kanë?

Punëtori – Nuk e di, flasim në telefon. Unë jam si puna jote në këtë rast, unë do flas me atë të madhin aty.

Qytetari – Shiten këto?

Tregtarja – Po me dy.

Qytetari – 200 mijë lekë copa?

Qytetari – Të pularisë janë këto?

Tregtarja – Po të pularisë. Për sëmundje të garantoj unë.

Qytetari – Po pse janë kështu të rrjepura?

Tregtarja – Ngaqë nuk kanë parë diell me sy.

Me ligj, këto pula mund të shiten, por në rastin konkret nuk kanë asnjë certifikatë shoqëruese për pastërtinë e shpendëve, që është në fakt detyrim ligjor./tvklan.al

Share: