Home KRYESORE Vdekja e Kristi Panajotit, proteste më 17 Dhjetor në orën 11:00

Vdekja e Kristi Panajotit, proteste më 17 Dhjetor në orën 11:00

Vdekja e 17 vjeçarit Kristi Panajoti në aksidentin tragjik në Vlorë, është një dhimbje e madhe për familjen e tij, dhe mbi të gjitha për rrethanat në të cilat humbi jetën.

Kështu familja e të ndjerit ka vendosur që të reagojë dhe të shprehë indinjatën, ndaj autoriteteve. Përmes një thirrje në Facebook, familja Panajoti bën thirrje për protesta në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit, kushdo qytetar që e ndjen të protestojë në emër të të afërmve të tyre që mund të kenë humbur jetën në aksidente, si pasojë e neglizhencës së autoriteteve, t’i bashkohet protestës në fjalë.

Kjo protestë do të organizohet më 17 Dhjetor në orën 11:00, dhe pritet të përqëndrohet përpara Bashkisë së Vlorës.

“Do mblidhemi per KRISTIN, te mblidhemi te gjith familjar,miq,shok te familjes PANAJOTI dhe mbi te gjitha te dalin gjithe dashamirësit, shokët, shoqet e KRISTIT dhe jo vetem ne po te dalin te ngren zerin dhe shume familje fatkeqe qe kane humbur djemte, vajzat, bashkeshortet, familjaret e tyre te zemres…..

Te dalim te gjithe per nje kauz te vetme—stop shkeljes me kemb nga shteti, stop manipulimeve, Na siguroni nje gje te vetme JETESEN asgje tjeter s’duam.

Ju bej thirrje te dalim te gjithe bashke ne daten 17 dhjetor ora 11.00 te mblidhemi ne skele per te vazhduar drejt bashkise Vlore.

Ky event organizohet nga familjare te KRISTIT dhe qe distancohemi fuqishem nga cdo force politike ndaj ju lutemi miq shperndajeni sa me shume kete event qe te mblidhemi per KRISTIN TON dhe per gjithe popullin qe kane pesuar humbje te kesaj forme dhe te kesaj natyre.” thuhet në njoftimin në Facebook

Kristi Panajoti humbi jetën në një aksident rrugor, ku automjeti me të cilën ai dhe kushëriri i tij po udhëtonin, ra në gropën e hapur për punimet e Lungomares.

Share: