Kushdo që udhëton në Tiranë këto ditë me siguri ka mbetur me orë të tëra në trafik dhe ka share kryetarin e bashkise Erion Veline per kete situate.
Policia rrugore për herë të parë deklaron se është e pafuqishme për ta menaxhuar trafikun për shkak të punimeve që janë hapur në qendër dhe jo vetëm, ndersa kryebashkiaku Erion Veliaj vete thotë se trafiku është i pashmangshëm në një qytet ku ka 1 milionë banorë.
Ai në asnjë rast nuk pranon fajin e bashkisë për këtë gjendje dhe, gjatë një interviste që tha mbrëmë për Sokol Ballën në Top-Channel, Erion Veliajn beson se faji është i qytetarëve që lëvizin me makina, duke u sugjeruar atyre biçikletat.
“Qyteti është bërë për 170 mijë njerëz, jo për 170 mijë makina”, tha ai.
Ne kete interviste Veliaj është pyetur edhe me marrëdhënien me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin tha se nuk e kam rival. Ndërsa për synimet në politikë, Veliaj la të kuptohet se dëshiron dhe një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Tiranës.