Home KRYESORE Vitin e ardhshëm ulen tarifat për thirrjet telefonike

Vitin e ardhshëm ulen tarifat për thirrjet telefonike

Thirrjet telefonike mes kompanive të ndryshme pritet të kushtojnë më lirë vitin e ardhshëm. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka propozuar ulje të tarifave të interkoneksionit mes operatorëve celularë.

Operatorët e telefonisë së lëvizshme në vend, i paguajnë aktualisht mes tyre për terminimin e thirrjeve në rrjetet respektive 1.48 lekë për minutë. Nga Shtatori i vitit të ardhshëm, AKEP ka propozuar të ulet në 1.22 lekë për minutë, raporton ABC News.

Nisma bazohet në tarifat mesatare që aplikojnë vendet e Bashkimit Europian, ndërsa përfaqësuesit e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike, thonë se kjo do të rrisë konkurrencën mes operatorëve celularë. Nëse plani konkretizohet, ulja e çmimeve mes kompanive pritet të shoqërohet edhe me ulje të tarifave për klientët individual.

Disa ndërhyrje të bëra sidomos këtë vit, kanë shmangur prirjen e një prej operatorëve më të mëdhenj për të mbyllur komunikimin brenda rrjetit të vet. Kjo ka ulur komunikimin përmes paketave ofertë./lapsi.al

Share: