Home KRYESORE Vrasja e ambasadorit rus, kush është shqiptarja e plagosur

Vrasja e ambasadorit rus, kush është shqiptarja e plagosur

Mediat turke kanë zbardhur edhe emrat e personave të tjerë të plagosur në atentatin që iu bë ambasadorit rus në Ankara.

Kështu, sipas “Anadolu”, gjatë ngjarjes është plagosur edhe Leyla Gündoğan, Anastas Zimbinkali, si dhe Arıl Değer, që janë dërguar menjëherë në spitalin Güven në Ankara.

Leyla është shqiptarja e plagosur ishte pjesë e ekspozitës kolektive gjatë së cilës u vra ambasadori rus.

Në mesin e të lënduarve gjatë këtij atentati është edhe shqiptarja me nënshtetësi turke, Leyla Gundogan, raportojnë mediat turke.

Kjo e fundit ishte pjesëmarrëse në ekspozitën me fotografitë e saj të bëra në shtetin rus – ku ambasadori i Rusisë mbante një fjalim me rastin e hapjes së ekspozitës kolekitve të quajtur ‘Si e shohin turqit Rusinë?’.

Gundogan, e lindur në Shqipëri, është e lënduar në këmbën e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Të lënduar, me këtë rast, kanë mbetur edhe dy kolegë të Leylas – Anastas Zimbirikali dhe Anil Deger.

Share: