Dobësia që ka për të fortët e ka vënë disa herë në vështirësi Edi Ramën, por dëshira për t’u rrethuar nga njerëzit që përfliten për krime ka mbetur e njëjtë.
Mjaftoi dalja e lajmit se Shkëlqim Selami, dyshohet se ka qenë trafikant qëniesh njerezore dhe menjëherë Rama është kujdesur ta ketë përkrah rrugëve të Vlorës. Në këto 3 vjet, Rama me Shkëlqim Selamin nuk ishin parë bashkë. Jo pa qëllim, kryeministri ka shpërndarë në Facebook fotot me deputetin që tani ka një reputacion të dyshimtë, duke reklamuar afërsinë me të, pavarësisht të kaluarës së tij të dyshimtë.
Prokuroria ndërkohë ka dërguar një shkresë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ku pretendonte “se pas bërjes publike të formularit të vetëdeklarimit të deputetit Shkëlqim Selami rezulton se ka mospërputhje informacioni sa i përket të dhënave të paraqitura në formular nga subjekti deklarues”
Ndërkohë, sipas Tv Klan dyshohet që deputeti Selami të ketë fshehur një dënim në Itali në fillim të viteve 90, për trafik te qenieve njerëzore.
Shkëlqim Selami rezulton të jetë zyrtarisht deputet i LSI-së, megjithëse prej kohësh është më pranë strukturave të PS së Vlorës. Përtej kësaj, ajo që bie në sy është filozofia e Edi Ramës, se i rrethuar nga të fortët është më i sigurtë politikisht dhe jo vetëm. /lapsi/