Home KRYESORE Krisja PS -LSI? Taulant Balla vs Luan Rames!

Krisja PS -LSI? Taulant Balla vs Luan Rames!

Deputeti i PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të nenkryetarit te LSI-se Luan Rama për reformën zgjedhore.

Balla nëpërmjet një postimi në FB i është përgjigjur LSI duke i kërkuar që t’i bëjë thirrje PD, pasi sipas tij prej një muaji po presin qe PD të bëhet pjesë konstruktive e punës së komisionit për ta mbyllur reformen. Po ashtu Balla i kujton Luan Ramës që PS dhe LSI kanë bërë një punë serioze në komisionin e reformës zgjedhore.

Taulant Balla: I them mikut tim Luan Rama qe barazlargimi i tij, duke fajesuar po njesoj edhe PS edhe PD per Reformen Zgjedhore eshte i padrejte, per te mos thene me shume! Luan Rama duhet ta dije se PS dhe LSI jane bashke ne Komisionin e Reformes Zgjedhore dhe kane qendrime plotesisht te dakordesuara mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.

Po ashtu Luan Rama me siguri e di qe kemi nje muaj qe presim qe PD te behet pjese konstruktive e punes se komisionit per ta mbyllur reformen. Prandaj Luan Rama le t’i beje thirrje PD sic i bejme edhe ne po ashtu, sepse roli i dyfishte i skuadres dhe arbitrit nuk ka me asnje kuptim!

PS dhe LSI kane bere nje pune shume serioze ne komision dhe respekti per kete skuader eshte minimumi qe duhet te tregoje miku Luan Rama pavaresisht se mund t’i kete rene te beje pjesen e arbitrit!

Share: