Në emisionin e mbrëmjes së djeshme në Opinion është diskutuar për zgjedhjet që do të mbahen në 11 dhjetor në Maqedoni dhe rolin e shqiptareve dhe fese islame nder shqiptare.
Lidhur me këto argumente analisti Ilir Kulla tha se “Të gjitha partitë politike aktuale e kanë shfrytëzuar elektoratin me orientim fetar herë për një arsye e herë për një tjetër. Po ashtu Turqia ka natyrisht influencë kundrejt ketij dimensioni. Por sipas Kulles, Turqia në Maqedoni ka luajtur shumë edhe me qeverinë maqedonase.
Gruevski dhe Erdgani kanë marrëdhënie të shkëlqyera”, u shpreh Kulla duke shtuar se tashme Erdogan ka marredhenie shume te mira edhe me Putinin dhe kjo ka potence shume me te madhe se sa interesat kundrejt shqiptareve atje.