Home KRYESORE 20 JANARI NJE GRUSHT NE STOMAKUN E EUROPES

20 JANARI NJE GRUSHT NE STOMAKUN E EUROPES

Nga 24ore.it

A eshte 20 Janari nje “grusht në stomak” që do ta trondise apo do t’i shërbejë Evropës për të marrë veten nga “autizmit” saj? A do gjejë ajo vullnetin për të ekzistuar apo do vijoje ta shtyje ekzistencen e saj mes indiferencës cuditerisht te “hareshme”, dhe përtacise fajtore per mosveprimin e saj qe eshte bere metodike në botën e re që tashme është e copëtuar? Me shume gjasa duhet të jetë kështu, sepse presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara nuk ofron zgjidhje alternative ose direkte.

Ai duket se thjesht po kthen një faqe te re te historise, dhe po shpall një rend i ri botëror, ku para së gjithash eshte Amerika, sërish e fortë, e sigurte, e begatë dhe krenare; një Amerike patriotike, proteksioniste, revanshiste dhe më pak bujare me pjesën tjetër të botës. Ndersa Europes i mbetet vetem te reagoje …

Evropa ka kohe qe eshte këshilluar per kete moment! Por tashme Donald Trump e ka seriozisht! Pothuajse eshte e sigurte se ai do të jetë goditje e forte dhe e shëndetshme nga jashtë, që do ta detyrojë Europen te përgjigjet, duke u zgjuar nga letargjia, dhe jeta e saj e “qetë”, si pjese e zvarritjes se saj tipike…

Pas 20 janarit do te ribehen hesapet, do te rigrupohen kampet, dhe do te rindërtohet nje arkitekture e re globale, me rregulla të reja dhe traktate të reja. Për më tepër, qe përpara se të betohej per në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i ri nuk kishte arritur të beje një spastrim të qarte te klisheve, dhe te shtyllave boterore te sigurisë së pasluftës, tek të cilat Bashkimi Europian besonte verberisht per dekada te tera, i bindur ne përjetësinë e tyre …

Sigurisht, fenomeni Trump ne Amerike e ka kapur Europen në befasi dhe ne kohën më të keqe, në mes të një viti te rëndësishëm elektoral, ku po analizohen me ankth sondazhet ne France dhe Gjermani qe kane peshen kryesore, por edhe ne Holandë dhe ndodhta ne Itali. Pra 2017 premton të jetë një vit dhe kohe thuajse e humbur elektorale: gje qe e ben praktikisht te pamundur marrjen e vendimeve me rendesi per Bashkimin Europian dhe me gjere ne Europe, ku demokracia dhe partitë tradicionale duket se po humbin terren, ndersa lëvizjet nacionaliste, euroskeptike dhe anti-establishment jane ne rritje …

Loja me paqartesi elektorale për 10-12 muaj, ka të ngjarë të krijoje per Evropën një faturë të madhe stabiliteti … A eshte kjo nje barriere? Jo ne se Europa do te ule dozen e premtimeve populiste, dhe do te koordinoje politikat me Amerikën. Ne kete skenar presidenti i ri do te jete i detyruar te beje nje bilanc global, ku eshte i detyruar te marre ne konsiderate si faktor edhe Europen. Ne te kundert ai do te qëndrojë i palëvizshëm ne idete e tija duke kerkuar përgjegjësinë e qarte te Europes ne nje rend te ri boteror …

Më tej, Trump ka deklaruar publikisht të gjitha kufizimet dhe dobësitë e aleances me Europen, duke u bërë në fakt zë buçitës i ndërgjegjes së tij thellesisht kritike ndaj kesaj aleance, per t’a gozhduar ne qoshe rolin e Europes ne botë, në momentin kur ky rol duket edhe më i brishtë dhe me i delegjitimuar se kurre, nderkohe qe shtetet antare te BE-se janë aleati historik dhe kryesor i SHBA-ve. Ata jane partner ekonomik (dhe anasjelltas), sepse së bashku perbëjnë 50% të GDP-së globale, dhe një të tretën e tregtisë botërore. Por sot, megjithatë, ata janë cuditerisht edhe kritiku më i madh i SHBA-ve …

Prandaj ç’montimi i kostove te tilla qe vijne prej keqkuptimeve, pa mohuar faktet dhe realitetin ka rendesi te behet pa humbur kohe! Ndryshe Trump mund të joshet nga ide dhe interesa te tjera për të justifikuar veten duke thënë se tashmë Evropa është një entitet i padobishem dhe joefektiv, një subjekt i vdekur se sa një vlere e çmuar, siç ishte dikur …

Por nje fotografim i situates se Bashkimit Europian sot, evidenton edhe me shume anet negative së bashku me ëndrrat e këqia te Europes ne kete moment! Nuk fakt mjafton pranimi i Brexit në Londër, dhe një marrëveshje e tregtisë së lirë, per forcimin e pozitës se saj në negociatat për divorc të BE-së (pa marrë parasysh faktin nëse marrëveshja nuk është e mundur për sa kohë që britanikët janë në Bashkim), nderkohe qe Trump po shkon përtej krizes Brexit, duke evokuar braktisjet e ardhshme potenciale, dhe percarjen e turbullt evropiane permes forcave centrifugale, qe rrisin vështirësinë e integrimit dhe te bashkëjetesës së brendshme te saj, perfshi: rimëkëmbjen e dobët te Euro-s, krizat e emigrimit, terrorizmit, dhe ato te sigurisë e mbrojtjes. Të gjithë keto se bashku, ndërkohe qe projektimi i situates se jashtme po bëhet gjithnjë e më e paqartë dhe i vështirë: nga Lindja e Mesme në Afrikë, në Evropën Lindore dhe sidomos Moldavi, vendet Balltike dhe Ballkan; te gjitha bashke jane kriza të cilat hedhin poshtë mundesine reale te marrëveshjeve te tjera te vendeve Europiane me BE-në, duke e rivendosur keshtu Rusinë si faktor percaktues ne kontinent dhe sidomos ne raport me Ukrainen e tradhetuar nga te gjithe …

Kur Tramp flet për Evropën në shërbim të Gjermanisë, ai shkakton nje tjeter termet duke thene gjysmë të vërteten, gje qe prek një tjetër ind nervor te realitetit Europian: a duhet të vazhdojë të ekzistojë Europa sic eshte, apo duhet të inicioje reformimin e saj sa më shpejt të jetë e mundur, edhe pse ajo e ka gati te pamundur kete për shkak se ajo beson verberisht veten dhe aksionerët e saj (ndoshta tepër te shumë). Por a eshte hegjemonia gjermane dhe homologët e tij të dobët nje model i mire ?

Nëse Trump thotë se NATO është e ekzagjeruar dhe e vjetëruar, kjo e detyron Europen të bëje atë që nuk ka dashur ta beje deri më tani: dmth të marrë më shumë përgjegjësi dhe barrë financiare për mbrojtjen në një botë dhe Europe gjithnjë e më e paqëndrueshme, kaotike dhe të pasigurt. Flirti qe Tramp ben me Rusinë e Vladimir Putin, duke ushtruar presion mbi Europen për administrimin me antagonist e historik te saj, eshte nje lëvizje kunder dobësisë aktuale Evropiane. Permes kesaj Tramp synon dhenien fund te një tradite të përtacisë cinike, madje edhe ideologjik Europiane, duke goditur thelbin e impotencës politike-strategjike europiane ne menyre te qellimshme. Nderkohe ai e vringellon elegjinë e proteksionizmit si një shpatë me dy tehe qe krijon tension dhe nevoje per reformim ne te gjjtha anet …

Sidoqofte eshtë shumë herët që të nxitojmë në përfundime, duke supozuar se mbi këtë bazë marrëdhëniet transatlantike jane te destinuara të vdesin. Për të qene te sigurt, dhe për t’i rezistuar ciklonit Trump, Europa do të duhet të ndryshojë sa me pare, duke u rikthyer në ditet e saj me te mira! Në shumë aspekte Europa dhe SHBA flasin të njëjtën gjuhë. Por ceshtja sot eshte: a do të jetë ajo aftë për t’u pershtatur me kohen e re?

Share: