Vendimi është i nënshkruar nga Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës, Jena-François Thony, raporton lajmi.net.
Por kush është Prokurori Thony që e la në paraburgim ish kryeministrin kosovar.
Lajmi.net ju sjellë një biografi të shkurtër të Jean-François Thony.
Jean-François Thony është Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit të Colmar në Francë.
Ai e filloi karrierën e tij në gjyqësorin francez si gjyqtar ekzaminues, Zëvendësprokuror dhe Kryeprokuror.
Kurse iu bashkua Programit të Kombeve të Bashkuara të kontrollit ndërkombëtar të drogës në fillim të vitit 1991 si këshilltar i lartë ligjor, ndërsa më vonë u bë Menaxher Programi i Programit Global të OKB-së kundër pastrimit të parave.
Në korrik të 2000-ës Thony u emërua Gjyqtar i Gjykatës e Apelit të Versailles në Francë.
Më pas u bashkua me Departamentin Ligjor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në korrik të 2002-ës duke shërbyer si Asistent i Përgjithshëm i Këshillit dhe Kryetarit i Integritetit Financiar Grupor me përgjegjësinë e mbikëqyrjes.
Në shtator 2007 u emërua si Drejtor i Shkollës Kombëtare për Gjyqësorin ku shërbeu për më shumë se katër vjet.
Kurse në shkurt të vitit 2012, ai u emërua si prokuror i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit të Alsaces, në Colmar (Francë) ku vepron ende në këtë pozitë./dita.al