Në radhët e rilindistëve ka plasur një epidemi e madhe pasurimi. Pasurim ekspotencial i papërputhshëm me të ardhurat e deklaruara dhe me sa duket i paligjshëm. Për komisionin e Edukimit dhe Medias, deputetë të shumtë të majtë e të djathtë ngritën shqetësimin e skandalit të fundit, kryetarit të AMA-s, Gentian Sala, i cili në cift ka të ardhura 17 mijë euro dhe për një vit në detyrë ka bërë 170 mijë euro, pra fiks 10 herë më shumë.
Kjo gjë ka nevojë të sqarohet dhe ne nuk duam të ngrejmë akuza, por ne duam që kjo gjë cështje të hetohet. Dhe ne duam që IDKLP dhe Prokuroria ta hetojë, prandaj kërkuam që Komisioni si institucion t’i drejtohet IDKLP dhe prokuorisë. Deputetët e PS ishin të vetmit që nuk e pranuan këtë kërkesë.
Kjo është një cështje që do të diskutohet dhe në mbledhjen e nesërme. Ujnë shpresoj që ata të reflektojnë dhe nesër të firmosin kërkesën që, cështja e pasurisë të paligjshme të kryetarit të AMA-s Gentian Sala, të shqyrtohet.
Dhe do i kërkoja zotit Rama të pronocohet dhe në këtë rast, sepse kjo pasuri është dhjetëfishuar vitin e parë në detyrë dhe, të shikojme se cfarë do të na nxjerrë viti i dytë.
Deklarata per mediat e genc pollos, 23 Janar 2017