Home KRYESORE A rrezikohet të largohet edhe Lefter Koka?

A rrezikohet të largohet edhe Lefter Koka?

Nëse arsyetimi që Edi Rama po kërkon me ngulm largimin e Ylli Manjanit nga qeveria, a vlejnë të njëjtat kritere si për të edhe për Lefter Kokën?

Nëse ai i ka kërkuar dorëheqjen (E ka firmosur ate thonë disa) me akuzën se “flet pa leje dhe kundër politikës së qeverisë” a Nuk vlen e njëjta gjë edhe për Kokën.

Jo më larg se një ditë më parë ai në Ora NEVS foli për kostot që partia e tij po merr nga bashkëqeverisja me PS, lëshoi alarmin për policinë që po përgatitet të vjedhë zgjedhjet, akuzoi për fondet marramendëse që Rilindja urbane ka shpenzuar në Durrës dhe konfirmoi akuzat e opozitës për kanabizimin e vendit.

Pra në thelb ai ka bërë shumë më mëkate sesa Manjani. Atëhere a ka kuptim kykriter? Apo Lama po luan thjeshtë për ti ulur kokën Metës para zgjedhjeve dhe për ta turpëruar atë publikisht. Nëse largohet vetëm Manjani, kjo tezë vërtetohet./lapsi.al

Share: