Lirimi me kusht i ish-kryeministrit Haradinaj nga gjykata franceze, sjell acarim të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi.
Kjo e fundit, nëpërmjet ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç i ka përcjellë sot një letër anekse Interpolit duke akuzuar Shqipërinë për cënim të sovranitetit.
Në letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Interpoli, ministri serb thoët se kërkesa e ministrit të Brendshem të Shqipërisë, Saimir Tahiri për të rivlerësuar urdhër-arrestin për Ramush Haradinajn, përfaqëson një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshme për sovranitetin serb.
Kërkesa e Ministrit Tahiri përfaqëson një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshem për sovranitetin e shtetërore të Republikës së Serbisë, që është një anëtarë me të drejta të plotë I Interpolit, ka thënë Stefanoviç.
“Jam thellësisht i bindur se një organizatë si, Interpoli, duhet të ruajë fokusin ligjor duke shmangur çësthje me konatacion politik”, shkruan Stefanoviç, sipas agjencisë serbe Kurir.
Nga ana tjetër, Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi deklaroi se nuk do të heqë dorë nga çështja kundër Ramush Haradinajt. Sipas kësaj prokurorie, Haradinaj ka rrëmbyer, torturuar dhe masakruar civilëve serbe në vitet ’98-9’9. Ai akuzohet drejtpërdrejt për 63 vrasje, shkruan media serbe Kurir.
Sot gjykata franceze ka liruar me kusht kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn. Sipas vendimit të gjykatës, Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet dhe të qëndrojë në territorin francez deri në vendimin përfundimtar.
Lirimi me kusht i ish-komandantit të UÇK-së vjen dy ditë pasi Ministria e Drejtësisë në Serbi i dorëzoi autoriteteve të Parisit kërkesën për ekstradimin e tij.