Home KRYESORE Analfabetizmi funksional dhe revolucioni i katërt

Analfabetizmi funksional dhe revolucioni i katërt

Përmasat trishtuese të së keqes në lëmin  e politikave në arsim në Kosovë, na i shpërfaqi  rezultatit të studimit të PISA-s. Shoqëria shqiptare  do të duhej ta konsideronte si proces imediat, të pashmangshëm, nevojën për ndryshime rrënjësore gjithëpërfshirëse. Ky lloj ndryshimi në  fjalorin politik quhet revolucion. 

Nga Dr Sadri Ramabaja

Prishtinë, 4 janar – Përmasat trishtuese të së keqës në lëmin  e politikave në arsim në hapësirën shqiptare, sidomos në Kosovë, na i shpërfaqi para syve publikimi i rezultatit të studimit të PISA-s.  Kjo gjendje në arsim dhe jo vetëm, është produkt i  somnambulizmit politik të tejzgjatur.

Nëse do të kishim parasysh shkallën e revolucionaritetit të shoqërisë, pjesë e së cilës jemi, këto përmasa të së keqes, do të duhej të na bënin të reflektonim thellë.

Shoqëria njerëzore po jeton agsholin e epokës së revolucionit të katërt, ndërkaq ne vazhdojmë të luhatemi në kolovajzën e somnambulizmit politik që prodhoi sistemin tonë të kalbur të arsimit.

1.

Revolucioni i parë shpërfaqi fuqinë e avullit dhe fabrikave. Ai filloi në vitin e largët 1750, duke sjellë si fenomen shoqëror strukturimin e fuqisë punëtore dhe shfrytëzimin e makinerisë. E vetëkuptueshme, ky revolucion u shoqërua edhe strukturimin e shoqërise në dy shtresa të ndara me rrepëtësinë e dialektikës materiale: pronarë të fabrikave (borgjezia e re) dhe fuqi punëtore, që më pas u cilësua si klasë punëtore.

Prishtina, për fat të keq, të mirat e këtij revolucioni i shfrytëzon tek tashti. Të kujtojmë koogjenerimin dhe mundësitë që ka qyteti për ngrohje dhe shmangien e ndotjes enorme nga djegia e thëngjillit, sidomos në ekonomitë familjare.

Zhvillimi i shoqërisë përmes revolucionit të parë kreijoi konditat për revolucionin e dytë, por edhe për lëvizjet e fuqishme shoqërore – evolucionin e shtresës së mesme, të cilësuar si borgjezia qytetare.

2.

Revolucioni i dytë kishte të bënte me aplikimin e prodhimit serik në masë dhe përdorimin gjthëpërfshirës të energjisë elektrike.

Në hapësirën shqiptare këtë tip të revolucionit e përjetuam bashkë me fenomenet që solli sisitemi i “diktaturës së proletariatit” në përpjekjet për “krijimin e njeriut të ri” (në Shqipërinë politike) dhe shfrytëzimi kolonial modern në Kosovë dhe Maqedonin shqiptare.

Në kapërcyellin e revolucionit të parë drejt revolucionit të dytë, krahas forcimit të sindikatave, qe paraqitur ideja tepër tërheqëse e shoqërisë progresive për rregullimin e rendit shoqëror-politk mbi parimet e socialdemokracisë.

3.

Revolucioni i tretë shkaktoi thyerje të epokave përmes digjitalizimit dhe kompjuterizimit gjithandej në botën moderne, të cilin hapësira shqiptare e shfrytëzoi  jashtëzakonisht mirë në disa fusha (sidomos në informim dhe media elektronike), duke aplikuar një lloj unifikimi digjital të Shqipërisë së natyrshme, që po i paraprinë proceseve politike të karakterit mbarëkombëtar.

4.

Revolucioni i katërt ka të bëjë me prefeksionimin e “makinës intelegjente”, duke e bërë atë më të fortë dhe më të shpejtë. Esenca e këtij revolucioni ndërlidhet me ridefinimin e raporteve mes Njeriut dhe makinës intelegjente.

„Industria 4.0“ – siç cilësohet tashmë ky revolucion, bazohet në Sistemin Kibernetik Fizikal  ( Cyber-Physical Systems -CPS) si një lloj i paradigmës së re të prodhimit, që në vetëvete paraqet ndryshimin fundamental të koncepteve mbi prodhimin enorm me kosto të ultë e të shoqruar me fitim galopant.

Ky revolucion bazohet në pesë inovacionet kryesore, te cilat kontribuojnë në mënyrë sinjifikative në shtrirjen dhe prosperimin e tij.

  • Mobile computing;
  • Mediat sociale;
  • Rrjetëzimin e gjesendeve;
  • Të dhënat masive (Big Data);
  • Analiza & optimizimi i parashikimeve nga të dhënat.

Revolucioni i katërt, siç shihet, nuk ka të bëjë vetëm me ndërlidhje të pastër teknike, por mbi të gjitha me rrjetëzimin “intelegjent”, që kërkon dije të thella të karakterit multidisiplinar.

5.

A mund të ecim në hap me shoqërinë, respektivisht a mund të bëhet ky ridefinim imediat në lëmin e arsimit dhe në mbarëvajtjen tonë shoqërore, ekonomike e politike,  me këtë nivel analfabetizmi funksional dhe me këtë shkallë të dijes në lëmin e matematikës e të shkencave të natyrës, që e dëshmoi hulumtimi i PISA-s? Sigurisht se jo.

Po, a ka gjasa që të bëhen ndryshime në fushën e arsimit përmes proceseve reformuese, sidomos në Kosovë?  E kam tepër të vështirë ta besoj!

Reagimi kolektiv yni në vitet nëntëdhjeta për mbrojtjen e arsimit ishte produkt i pjekurisë politike, por edhe i iluminizmit që kishte përjetuar shoqria jonë në vitet shtatëdhjeta dhe sidomos me hapjen e Universitetit të Prishtinës. Por, shkolla dhe sistemi paralel i arsimit  nuk do të thotë se ishte prioritet i politikës. Përkundrazi, shkolla  u shndërrua në instrument të sistemit politik paralel që mëtonte ta kthente autonominë e humbur, rrjedhimisht nusprodukt i mjerimit politik të tejzgjatur.

Idetë për vetëvete, mbjellin iluzione politike. Tendencat politike për ta vrojtuar një fenomen politik, siç ishte de fakto sistemi arsimor paralel në vitet nëntëdhjeta, si mdoel ekskluziv pozitiv, sot nuk i shërbejnë askujt për ta kaluar kolapsin në arsim. Këto veprime, i ngajjnë disi idesë së profesor Lindols në Suedinë e vitit 1816, për thellimin e studimeve të islandishtes. Ai rrjedhimisht kishte iluzione se përmes këtij akti të mirë dhe pasionit prej shkenctari, do të arrihej një lloj imponimi kundruall doktrinës politike zyrtare e bazuar në marritë e politikës sudeze në raport me Danimarkën. Kjo përpjekje qe cilësuar si iluzion politik tipik skandinav.

Disi ngjashëm përfundoi edhe i ashtuquajturi sistem paralel i arsimit në Kosovë në dekadën e fundit të okupimit serb.

Si për ironi të fatit, arsimi edhe në liri, po vazhdon të shfrytëzohet si instrument i politikës dhe si biznis. Si të tillë e shrytëzoi dhe po e shfrytëzorsimin si LDK-ja, që me të drejtë vlerësohet bartëse e politikave të nënshtrimit në vitet nëntëdhjeta, por edhe PDK-ja herë vetëm e herë tok me LDK, si trashëgimtare e llumit dhe injorancës kuaziilegale, që në emrë të UÇK-së, dhe gjoja meritave në luftë, po vazhdojnë ta mbajnë peng Republikën.

Nuk ka si shpjegohet ndryshe hapja e shtatë universiteteve publike dhe akreditimi i një dyzine kolegjesh private në një hapësirë kaq të vogël e me kaq pak banorë, sa është Kosova!

Si universitetet publike edhe kolegjet private, me fare pak përjashtime, tok i kanë shndërruar në fabrika për punësimin e militantëve të tyre, por edhe në fidanishte të ripërtritjes së “kuadrit” politik! Le të kujtojmë për një çast, qoftë vetëm për ilustrim, RIINVESTIN, prej ku vije pothuajse gjysma e qeverisë!

Prandaj, si shoqëri, nevojën për ndryshime gjithëpërfshirëse, rrënjësore, jo vetëm në lëmin e arsimit, do të duhej ta konsideronim si poroces të pashmangshëm. Ky lloj ndryshimi në fjalorin politik quhet revolucion. Ky tip i sine qua non-it shqiptar, nuk bëhet dot pa një rikëndellje politike  që do të mund të cilësohej edhe si rizgjim politik i llojit të vetë.

Ai tashmë po bëhet imediat.

Share: