Home KRYESORE Arian Galdini: Ja si e shoh une Lulzim Bashen!

Arian Galdini: Ja si e shoh une Lulzim Bashen!

Nga Arian Galdini

Po pse me duhet mua qe te shkruaj per Lulzim Bashen? A kam ndonje interes? A dua te perfitoj prej tij ndonje gje?

Le tu pergjigjem ketyre pyetjeve si fillim, qe me pas te shtjelloj me paqe te plote, cliruar prej cdo barre dyshimi, mendimet e mia mbi njeriun qe kam zgjedhur ti bashkohem si aleat e gjithashtu ta mbeshtes edhe si Kandidatin tim per Kryeminister te Shqiperise.

Jini te qete. Arian Galdini dhe LDE nuk kane bere marreveshje me PD dhe Lulzim Bashen as per te kerkuar favore, as placke, as lehtesira, as te mira, e as poste.

Arian Galdini dhe LDE nuk kane nevoje fare as per PD e as per Lulzim Bashen, per te qene cka jane, e as per tu bere cka duan e aspirojne te behen.

Aleanca jone me PD dhe Lulzim Bashen eshte nje Aleance logjike mes nesh qe kemi zgjedhur te jemi ne Opozite dhe atyre qe jane votuar per te qene Opozite.

Jini te qete. Edhe sikur PD dhe Lulzim Basha te kerkojne a ofrojne qe Kryetari i LDE te jete ne listen pet deputet te PD, une dhe LDE nuk do ta pranojme per asnje arsye kete gje.

Motoja ime dhe e LDE eshte e thjeshte: Me mire deshtojme vete e me dinjitet, sesa te fitojme me marifet.

E perseris dhe riperseris me gjithe fuqine time, as kam nevoje, e as me intereson fare nje marreveshje perfitimi apo ndarjeje te mirash me PD dhe Lulzim Bashen e PD.

Jemi aleate per te fuqizuar Projektin tone Opozitar ne themelin e ideve, permbajtjes dhe burimeve njerezore qe do tu ofrojme shqiptareve.

Me tej e me ndryshe, une nuk bej pjese.

Bej pjese tek ata njerez dhe tek ajo Parti qe dua e duam te mberrijme vetem ne destinacione, pozicione dhe objektiva te merituara dhe vetem te merituara.

Kurre nuk do te shushunjezohem tek dikush. Kurre nuk do te zvarritem pas dikujt. Kurre nuk do lepij prapanicen e askujt. Kurre nuk do te shkel mbi dike a mbi parimet e mia, qe une tia dal mbane apo te arrij gjera te pamerituara.

Kjo eshte menyra ime e te menduarit dhe vepruarit. Kjo eshte e vetmja kontratr e marreveshje qe une kam me kedo ne kete bote, perfshire ketu edhe Lulzim Bashen.

Te thena sa me siper, po perpiqem te jap per miqte dhe jo miqte, nje kendveshtrim timin si qytetar dhe si aleat per Lulzim Bashen.

E shkuara e tij eshte edhe kostoja e tij. Cfaredo te kete ndodhur me te, rreth tij, prej tij, deri ne dt 1 qershor 2016, kur une dhe Lulzim Basha u beme aleate, eshte e gjitha barra e tij.

Nuk kam asnje dyshim se ai e di shume mire kete gje edhe vete.
Prej 1 qershorit e kendej, Lulzim Basha e gjithcka ai ben, thote e vendos eshte edhe barra ime.

Jam apo nuk jam pjese apo bashkepergjegjes ne vendimet dhe veprimet e tij, kjo ka pak rendesi. Publiku, qytetaret dhe une vete, e shohim Arian Galdinin tashme si nje aleat te Lulzim Bashes, e kesisoj edhe te pavecueshem nga gjykimi dhe llogaridhenia e perbashket.

Kjo eshte edhe arsyeja kryesore pse dua qe te ndaj me publikun keto mendime, qe ta dine se nuk i shmangem asnje pergjegjesie apo llogarie. Atehere, cfare perfaqeson Lulzim Basha si politikan dhe Lider i Opozites?

Sipas meje, ky njeri, ky djale i ri, per te mberritur ketu ku eshte sot, ka pershkuar rrugetimin, ngushticat e hapesirat, me epike dhe me klishe te mundshme, per tu shnderruar ne Liderin e pare te niveleve me te larta qe mund te jete edhe Pikekthyesi.

Ne nje Parti me histori te forte po aq sa edhe lideri i saj historik, pritej qe pasuesi te thyhej ne cdo pike.

Askush nuk e ka pritur qe pasuesi i Sali Berishes, do te behej Pikekthyes.

Ndoshta kjo pritshmeri e vetvetishme qe kane patur te gjithe brenda dhe jashte PD, ka krijuar edhe kete re te zymte vetesugjestionuese, se Kryetari i ri i PD, Lulzim Basha, nuk mundet qe tia dale mbane.

E verteta eshte goxha ndryshe. Sipas meje, Lulzim Basha, dite pas dite, qe nga dita e pare ne krye te PD, ka bashkejetuar persosmerisht me gjithe te mirat e te keqijat brenda e jashte kesaj Partie, duke mos ndalur askend e asgje qe te veproje kunder a pro tij.

Duhet talent si i Lulzim Bashes, per ta bere kete gje. Ndoshta asnje tjeter nuk do te mund ta bente kete.

Kjo ‘bashkejetese leisez faire’ ka dhene te gjithe kohen dhe kushtet qe Lideri Lulzim Basha, te shpaloset per ate qe ai vete dobqe te jete, e qe me shume gjasa mund te jete edhe ai qe realisht eshte.

Duket sikur ka bere Surf mes dallgesh te mira a te liga, qe nuk jane varur e as zgjedhur prej tij. Ja ku eshte sot. Lideri i vetem ne nivelet e larta te politikes shqiptare, qe nuk eshte Epik.

E kuptoj, qe ne shqiptaret per vete historine tone, e per si jemi mesuar, e kemi ende te veshtire ta kuptojme veten pa udheheqjen e pagabueshme te nje Lideri Epik.

Gjithesesi, ka ardhur koha qe ne te pranojme e brendesojme te verteten e madhe, se koha e Lidereve Epike, eshte sui generis, tipikisht mbytes per zhvillimin dhe perendimorizimin e vendit edhe kur ka qellime e motive te mbara.

C’epikezimi i Liderit ne Shqiperi, do te ishte pika me e forte e me e madhe e ktheses. Do te ishte edhe njesia matese e mundesise sone si shoqeri per te qene qytetare jo ndjekes Lideresh, por zoterit e tyre.

Lulzim Basha nuk eshte as i dobet dhe as viktime. As po shkon ne zgjedhje si i tille. Lulzim Basha eshte Lideri Joepik, qe po udheheq nje beteje politike te Opozites, per te mos shkuar ne zgjedhje mes Pakicave qe perplasen.

Ai po kerkon te siguroje qe ne Shqiperi, kete qershor e ne vijimesi, te kete zgjedhje ku qytetaret shprehen, zgjedhin dhe vendosin.

Ne Zgjedhje ku shkojne Pakicat per tu perplasur, Lideri duhet te jete Epik, ndares, i ngjashem me nje Perendim Olimpi, qe kurre nuk pranon as dobesi e as deshtime.

Ne zgjedhje ku vendosin qytetaret, Lideri kerkohet sa me i thjeshte, mundesisht i papersosur dhe i arritshem nga qytetatet.
Kriticizmi i forte e shpesh brutal qe behet ndaj Lulzim Bashes, eshte deshmia se ai si Lider e ka pranuar se pagabueshmeria nuk eshte cilesia e tij.

Si eshte Lulzim Basha si aleat?

Sipas meje, Kryetari i PD, pikerisht pse eshte Lider Joepik, nuk kontrakton si plackendares. Ashtu si jemi mesuar ne ketu ne kete vend, do te duhej qe Kryetari i madh, te na mblidhte neve te tjereve, a te na therriste nje e nga nje, e te na bente pazarin se ku, si e cfare do ndanim bashke.

Lulzim Basha per aq sa kam dijeni une, nuk e ka bere kete. Eshte ky dimension i ri kontraktualiteti qe mua me jep shprese tek e sotmja dhe e nesermja e bashkeudhetimit me Lulzim Bashen.

Ne kete menyre, as une nuk hyj ne Koalicion si zvarranik, prapanicelepires, apo si qoshekerkues a plackeprites, por si njeri e parti qe duam te shpalosemi kush jemi, e cmund e dime te bejme, me merite, zotesi, ide, vizion dhe produkte konkrete.

Nje nga mangesite me te medha qe ka sistemi politik ne Shqiperi eshte shumesia e Partive te vogla. Ka kaq shume parti te vogla, te cilat nuk kane fare asnje mase reflektimi mbi faktin se nje Parti qe nuk aspiron te rritet, nuk ka asnje arsye te ekzistoje si e vogel.

Jemi i vetmi vend ne bote me duket, ku kemi Parti te vogla, qe kane mbetur te vogla prej 20 vitesh, zgjedhje pas zgjedhjesh.

C’do me thene kjo histori ne politike? C’kuptim ka te vazhdosh te jesh nje Parti Politike, kur zgjedhje pas zgjedhjesh, mbetesh i vogel?

I vetmi shkak pse Partite e vogla, mbeten ende si funksionale si Parti te vogla 20 vjecare, eshte sepse Lideret Epike, u kane dhene atyre ushqim mbijetojesie.

Pra nuk kemi me Parti me ide, aspirata, projekte, vizion e perfaqesim.

Kemi Parti te vogla me sigla, vula e Kryetare, qe marin disa mijera vota, per te vazhduar te bejne placke nen meshiren a oferten e Partive te medha.

Kryetaret e Partive te vogla jane bere turpi i madh dhe pengues po aq fajtore e te papertypshem te zhvillimit te ketij vendi, sa edhe Partite e medha qe na kane keqqeverisur e plackitur.

Si e shoh une veten dhe LDE, besoj se kurre nuk kam per te lejuar veten e as LDE qe edhe pas pjesemarrjes ne 2 maksimumi 3 procese zgjeshore, nese nuk kemi rritje e nese nuk jemi frymezim per qytetaret shqiptare, nuk kemi pse te vazhdojme te vegjetojme si Parti e vogel.

Ose do te jemi Parti e Aspiratave qe rritemi, ose kurre nuk do te pranojme te behemi Parti e vogel qe zvarritemi.

Prandaj, une dhe LDE e mbeshtesim dhe pershendesim energjikisht, vendimin e mundshem te paralajmeruar nga PD, per te mos kandiduar asnje Kryetar Partie Aleate ne Listat e PD.

Vetem keshtu Shqiperia do te kaloje nga epoka e Partive te medha qe mbajne Parti te vogla, ne kohen e Partive qe konkurojne ndershmerisht me ide, projekte, vizion, burime njerezore dhe aspirata. Lulzim Basha mund ta sjelle kete risi, ngase eshte Lideri Joepik.

A mundet Lulzim Basha ti fitoje zgjedhjet e qershorit 2017?

Kam besim te plote dhe racional se po. Asnje shans nuk ka qe Edi Rama te jete Kryeminister i Shqiperise pas qershorit 2017.

Jane nje sere arsyesh te brendshme dhe te jashtme, qe nuk do ta pranojne dot vijimesine e Edi Rames ne krye te Qeverise.

Strategjia e nje perballjeje ne rrafshe te ndryshme, me model dhe rezistence, nuk e ben Lulzim Bashen si konkurent te dobet dhe te viktimizuar.

Perkunderazi. Lulzim Basha po shkon i kthjellet dhe pikekthyes drejt zgjedhjeve, qe ne Shqiperi te kete vertetesisht zgjedhje te lira dhe te ndershme, e ai ti fitoje ato si Lider Joepik.

Lideri Joepik qe drejton nje Opozite te Aspiratave, kur fiton zgjedhjet nuk behet Kryeminister Sundimtar. Lideri Joepik, fiton zgjedhje te lira dhe te ndershme, e qeveris si llogaridhenes.

Te tille e dua une, te tille e duam ne Kryeministrin e ardhshem, si llogaridhenes e te papersosur.

Lulzim Basha mund te jete Pikekthyesi.

Po mundet…

Share: