Home KRYESORE Edhe BE pergjegjese per mos hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te...

Edhe BE pergjegjese per mos hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit!

Nga Zef Bushati

Sa keq qe po mesohemi me cfaredo absurditeti qe po ndodh. Bashkepunetoret e sigurimit famekeq, te ideuar dhe themeluar nga Enver Hoxha dhe bashkepunetoret e tij komuniste, spiunonin cdo njeri qe guxonte te nxirrte nga goja e tij qofte edhe nje fjale te vetme kunder Enver Hoxhes dhe sistemit te tij komunist.

Partia Demokratike premtoi se me te ardhur ne pushtet do hapte dosjet e ish bashkepuntoreve te sigurimit komuniste,por genjeu. Mbas 26 viteve, femijet e ish komunisteve te ardhur ne pushtet, kane ngritur nje institucion, qe gjoja do te hape dosjet e ish bashkepunetoreve te sigurimit.

Ata e filluan me dosjen 100 vjecare te Musine Kokalarit, me kerkese te familjareve te saj. Cfare ironie therese ! Sa turp per Partine Demokratike ! Dosjet nuk do hapen ndonjehere. Dosjet mbas 26 viteve veshtire se egzistojne me. Deputeti Astrit Patozi i beri thirrje Kryetarit te Parlamentit Ilir Meta qe te kerkoje hapjen e dosjeve te 140 Deputeteve.

Askush nuk e mbeshteti. Ai kerkoi edhe hapjen e dosjeve te gjithe pronareve te mediave. Askush nuk e mbeshteti. Heshtja flet. Heshtja edhe vret. Bashkepuntoret e sigurimit kane 26 vite qe drejtojne ne politike,ne qeveri,ne parlament,ne media e kudo. Shqiperia eshte i vetmi shtet i Europes Lindore ish komuniste qe nuk ratifikoi rezoluten e Parlamentit Europian per Ligjin e Lustracionit dhe zbatimin e tij.

Pse PE dhe BE nuk i kerkoi llogari qeverise dhe politikes Shqiptare per mos ratifikimin e rezolutes ? Pse Be nuk i vendosi kushte qeverise shqiptare ? Pse PE dhe BE nuk e penalizoi politiken dhe qeverine shqiptare e cila nuk beri ligjin e Lustracionit per te pastruar administraten nga e kaluara komunistev ? Per cfare arsye i pelqeu PE, BE, dhe OSBE qe te mbanin ne politike dhe ne administrate ish funksionaret komuniste ?

Kjo e ngarkon edhe PE dhe BE me pergjegjesi dhe faj per mos konseguence ne procesin e ndjekjes e te zbatimit te rezolutave apo rekomandimeve te formuluara prej tyre per Shqiperine. Pasojat kane rene dhe bien mbi popullin shqiptar dhe Shqiperine. Sa keq!

Share: