Kreu i Komisionit Hetimor për CEZ-in, Tulant Balla ka debatuar me deputeten demokrate Liljana Elmazi në lidhje me thirrjen e një dëshmitari.
Në debat e siper, Balla e ka humbur durimin duke iu drejtuar me këto fjalë: “O Zot! Kush të ka sjellë ty në Parlament?!”.
Debati
Elmazi: Dëshmitari e tha qartë që nuk kam patur asnjë lidhje me qeverinë. Ajo që mua më bën përshtypje është se pas nëntorit të 2007-ës, ai ka thënë: Unë nuk kam patur asnjë lidhje me Noelin.
Atëhere unë ju pyes juve. Si mund t’i ketë në dorë një person i tretë e-mailet e personave të tjerë: I ka përgjuar apo ia kanë dhënë të tjerë? Të sqareohemi. Unë jam në dijeni se juve ju ka ngarkuar kryeministri i kuvendit që të sillni investime në vend, ku janë këto investime më thoni ju?
Balla: Ky person do të bënte konsulencën e ÇEZ-it në Shqipëri. Hamza Merxhani sot na konfirmoi të dhëna historike. Ju thoni nuk njihet, ne na rezulton se nga banka ka tërhequr 4 mijë euro nga banka.
Nuel Kalaj është një person i rëndësishëm pasi ka email-e pa fund me drejtuesin e ÇEZ për çështje të cilat i ka biseduar më parë me palën shqiptare. Shqetësimi është se si Kalaj, sa herë që shkonin çekët te…(ndërpritet nga Elmazi).
Balla: …Oh Zot! Kush të ka sjellë ty në Parlament?! Ça të të them ty unë?! O Zot si të kanë pru ty këtu?! Po flas për Nuelin mi, jo për Hamzain. Ai ka marrë 300 ky 7 mln./Panorama/