Home KRYESORE Basha per Haradinaj: të detyrohet Serbia të anullojë urdhër arrestet për luftëtarët...

Basha per Haradinaj: të detyrohet Serbia të anullojë urdhër arrestet për luftëtarët e Kosovës.

Kryetari i PD Luzlzim Basha nepmerjet nej njoftimi per shtyp thote se eshte i gëzuar që drejtësia franceze ka marrë një vendim që lehtëson padrejtësinë ndaj Ramush Haradinajt. Uroj që drejtesia e plotë të bëhet sa më parë dhe Ramushi të lihet sa më shpejt i lirë për t’u kthyer në Kosovë.

“Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por janë njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj politik.

Ka vetëm një garanci që kjo padrejtësi ndaj Kosovës të mos përsëritet më: të detyrohet Serbia të anullojë urdhër arrestet për luftëtarët e Kosovës.

Kjo është detyra kryesore e qeverisë tonë: trysnia ndaj Serbisë dhe kerkesa ndaj vendeve të tjera për të ushtruar trysni mbi Serbinë. “ – shkruan Lulzim Basha

Share: