Kreu i LIBRA-s, dhe njekohesisht deputeti Ben Blushi ka komentuar në emisionin e Ilir Babaramos ne Report TV përvjetorin e gjashtë të 21 janarit 2011, duke thene se sipas tij ajo ishte një “vrasje shtetërore”, por PS e ka tradhtuar këtë “kauzë”.
“Unë besoj që 21 Janari ishte vrasje shtetërore. Saliu i vrau në pritë. Shkeli ligjin dhe kodin, se i vrau kur po tërhiqeshin. Kjo qeveri ka blerë gjakun e tyre me para. Ndoshta mund të fshihet qeveria se s’po bën drejtësi se sistemin e drejtësisë nuk e kontrolluaka dot, por një nga gardistët e 21 janarit është sot kryetar i PS në Bulqizë. Një nga njerëzit që u provua që ka qenë gardist aty, njëri prej tyre ka qëlluar, ky sot është kryetari i PS në Bulqizë, gjykata të detyron ta vësh në krye të PS? E dini pse? Se Rilindja s’ka asnjë normë. Sot kontrollon PS e Bulqizës, emërimet, industrinë e minierave dhe është drejtor i OSHEE lokale” – tha ish deputeti i partise socialiste sot krey i LIBRA, Ben Blushi.