Home KRYESORE Çfarë po ndodh?! Suedia bëhet gati për luftë…!

Çfarë po ndodh?! Suedia bëhet gati për luftë…!

Situata e sigurisë në Europë, e sidomos agresioni rus duket se ka mobilizuar edhe Suedinë e cila po ‘zgjon nga gjumi’ edhe mbrojtjen vendase duke patur parasysh edhe gjendjen paqësore në të cilën ndodhet ky shtet.

Pas një pushimi gati 30 vjeçar ushtria duket më shumë se kurrë e mobilizuar, me mbrojtjen civile, planifikimet për strehimin e popullsisë në rast të ndonjë sulmi të mundshëm.

Madje në fund të 2015 qeveria vendosi të mobilizojë autoritetet për të rifilluar një plan konkret për mbrojtjen e vendit, një mbrojtje e tillë ushtarake e cila ishte prej vitesh ishte në gjumë.

Mediat suedeze citojnë se qëllimi i një mobilizimi të tillë të Forcave të Armatosur është jo vetëm për të mbrojtur popullsinë në rastet e fatkeqësive por edhe në rastet e luftërave dhe sulmeve terroriste aq shumë të shtuara kohët e fundit.

Plani i sulmit

Vendimi i qeverisë është ndërmarrë pikërisht duke u nisur nga situata sigurisë në Europë e cila ka ardhur e përkeqësuar, ku agresioni rus në Ukrainë tërhoqi jo pak vëmendje, raportojnë mediat vendase.

“Ne jemi duke përfunduar një plan që ka të bëjë me mbrojtjen civile dhe shoqëria duhet të jetë e përgatitur për një sulm të armatosur që mund të vijë nga një shtet tjetër” u shpreh Svante Eerger, drejtor i komunikimit në Ministrinë e Mbrojtjes e cila koordinon edhe përgatitjet.

Autoritetet përcaktojnë edhe prioritetet e kësaj përgatitje për luftë në rast se vendi do të përfundojë në një kaos të vërtetë.

✓ Furnizimi me ushqim dhe energji në rast të një ose më shumë sulme në portet kryesore dhe infrastruktura të tjera kritike.

✓ Sigurimi kujdes dhe shërbimi i ambulancave

✓ Koordinimi dhe menaxhimi operacional i funksioneve shoqërore në rast krize ose lufte.

Këtë vit autoritetet janë duke rishikuar aksionet e ndërtesave strehimore në të gjithë vendin. Madje duke shpërndarë edhe fletëpalosjen “Nëse ndodh lufta” për popullin suedez, një fletëpalosje e tillë ishte dërguar në vitin 1989.

Kujtojmë se shumë prej shteteve europiane janë frikësuar nga fakti se mediat raportojnë një moblizim të forcave ruse të cilat herë pas here shfaqen kërcënuese./360grade.al

Share: