CIA ka publikuar mbi 12 milion dokumente sekrete, në mesin e të cilave ka edhe mijëra dokumente për Maqedoninë.
Agjencia maqedonase e lajmeve INA shkruan se një njërin prej tyre, prezantohet plani i Rusisë për një intervenim ushtarak në Bullgari me qëllimin për të krijuar Maqedoninë e Madhe në Ballkan.
Sipas të njëjtit burim kjo do të bashkohej me Shqipërinë në një shtet të vetëm të fuqishëm. Sipas planit rus, shteti i ri do të shtrihej deri në Prishtinë, Vranjë, Nish. Pjesë e kësaj Republike të re do të ishte edhe Selaniku.
Plani parashihet edhe në stacionimin e një flote ruse në territorin e Shqipërisë shkruan INA. Megjithatë kjo agjenci nuk e ka publikuar dokumentin në fjalë megjithëse e ka konsideruar si një lajm ekskluziv./lapsi.al