Puthja e parë e dashurisë së vërtetë ka qëlluar tragjike për një vajzë vetëm 18 vjeçare e cila ka dhënë jetë pikërisht pas puthjes së parë.
Ajo quhej Jamena dhe po shoqërohej me një djalë 3 vite më i madh, dhe pas puthjes së parë ajo humbi ndjenjat në krahët e tij.
Djali thirri ambulancën dhe tentoi ta risillte në jetë nëpërmjet mesazhit kardiak, por të gjithë tentativat ishin të kota.
Ngjarja u regjistrua një vit më parë, por mjekët vonuan në gjetjen e një shpjegimi, pasi autopsia zbuloi se adoleshentja nuk kishte asnjë problem në trupin e saj.
Përfundimi i vetëm për stafin mjekësor, ishte një vdekje nga emocionet. Në fakt, pushimet e befta të zemrës janë të njohura, edhe pse të rralla, në rastet kur njeriu përballet me emocione shumë të forta.
Më parë, ishin njohur raste të njerëzve që kishin vdekur pasi ishin trembur papritmas, por kjo është hera e parë, të paktën e regjistruar, që një puthje shndërrohet fatale për një njeri.