Home KRYESORE ”Fake news” po çorientojnë opinionin publik

”Fake news” po çorientojnë opinionin publik

Nga Doriana Metollari

Lajme “fake” ndryshe quhen lajmet e rreme, të pakonfirmuara, të plasura online për të kërkuar ca komente më shumë, like apo me keq akoma, për të denigruar. Po, po, për të denigruar të tjerët, figura publike ose jo qofshin.

Kjo është moria e informacionit që përcjellin mediat online sot, pa etikë, pa standard, pa pyetje. Lajmet hidhen sa për të folur, sa për të çuar pluhur duke rrezikuar seriozisht të çorientojnë opinionin publik, ti japin atij helm përditë, ta orientojnë drejt zgjedhjeve të gabuara.

Sigurisht që një lexues i vëmendshëm, lexon dhe kontrollon, por një lexues pa kohë, merr për të qenë atë që ka përpara, dhe kur e lexon të njëjtën çorbë në tre katër vende të tjera, memoria e tij i jep save në mënyrë instinktive dhe e bën pjesë të realitetit ku jeton.

Askush nuk ka kohë të kontrollojë më asgjë, dhe po kthehemi në një shoqëri që vetëm vrapon, pa e ditur ku do të shkojë dhe lajmet “fake” sigurisht nuk e ndihmojnë këtë shoqëri, dhe as nuk e lehtësojnë garën asaj./HermesNews

Share: