Home KRYESORE Izrael, ligji ri i lejon ushtarakët të vrasin pa u hetuar

Izrael, ligji ri i lejon ushtarakët të vrasin pa u hetuar

Izraeli është duke hartuar një legjislacion të ri, i cili i lejon Forcat e Mbrojtjes (IDF) për të vrarë pa frikën se mund të ndiqen penalisht.

Televizioni shtetëror rus, bën me dije se legjislacioni i ri është shpallur nga zv/ministri i Mbrojtjes, Eli Ben Dahan dhe vjen në një kohë të ndarjeve të thella në shoqërinë izraelite mbi dënimin për vrasje të një rreshteri, i cili qëlloi për vdekje një palestinez të plagosur në mars të vitit të kaluar. Ligji i ri i mbron anëtarët e IDF-së që t’i nënshtrohen dënimeve.

“Ligji i ri i dërgon një mesazh të qartë ushtarëve tanë: Kur ju na mbroni, edhe ne ju mbrojnë,” tha zëvendës ministri i Mbrojtjes. Ligji i ri i propozuar synon të zgjerojë imunitetin e forcave të sigurisë para dhe pas një operacioni. Aktualisht, imuniteti jepet vetëm kur operacioni është në progres.

“Ky është një ligj shumë i balancuar, i cili nga njëra anë do të lejojë ushtarët e IDF-së të bëjnë punën e tyre për të mbrojtur shtetin e Izraelit dhe qytetarët e saj, pa patur frikë për një padi, dhe nga ana tjetër i lejon qeverisë për t’i hequr imunitetin e ushtarakëve nëse ai thyen rregullat”, tha Ben Dahan, cituar nga Times e Izraelit.

Share: