Home KRYESORE Keti Bazhdari: Liberal apo konservator?

Keti Bazhdari: Liberal apo konservator?

Nga Keti Bazhdari

Një hapësirë pa trupa, quhet hapësirë boshe, një mënyrë të menduari pa filozofi, quhet kotësi dhe nëse për hapësirën trupat janë pjesë përbërëse, për të menduarin filozofia është baza.

Sot e gjithmonë kemi një botë njerëzore të ndarë në raport të pabarabartë mes atyre që kërkojnë siguri nga sistemi dhe atyre që kërkojnë të sigurojnë sistemin.

Konservatorëve dhe liberalëve.

Të parët e marrin forcën në konjukturë, të dytët në frymë. Dy enët komunikuese të shoqërisë njerëzore.

Nëse të parët luftojnë për të siguruar ekzistencën e saj me gjithë integritetin fizik e shoqëror, të dytët luftojnë për ta evoluar konceptin e shoqërisë.

Konservatoret ruajnë të dhënën e shoqërisë përmes copëzimit të saj në pjesë përbërëse, liberalët përçojnë të dhënën përmes totalizimit të saj në frymë.

Një botë perfekte do ishte vetëm liberale, por një botë perfekte rrjedh nga një botë imperfekte dhe çdo transformim ka nevojë për konservatorizmin e vet që të ndodhi.

Po ti je liberal apo konservator?

Share: