KQZ pritet të dekretojë sot dy deputetët që do të zëvëndësojnë deputetët Dashmir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, të cilëve iu hoq mandate javën e shkuar nga kQZ pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme.
Por nga kush do të zëvendësohen këta dy deputetë?
Deputeti i Vlorës Dashamir Tahiri, pavarësisht se rezultonte deputet në grupin e PD, u fut në parlament nga listat e PDIU, kështu që deputeti që do të zëvëndësojë do të vijë nga kjo parti dhe është i dyti në listën e Vlorës, ai është Edmond Zejno.
Gjithashtu deputetit të dalë nga radhët e LSI-së, Shkëlqim Selami, nëse do t’i hiqet mandati do të zëvendësohet nga Flamur Çelaj ose Katina Gogo, të cilët vijojnë listën e kandidatëve për qarkun e Vlorës për këtë parti.