Home KRYESORE Kreshnik Collaku kunder qendrimit te Ditmir Bushatit

Kreshnik Collaku kunder qendrimit te Ditmir Bushatit

Nga Kreshnik Collaku

Sulmi i Tiranes ndaj BE per Haradinaj, idiotesi ose tradheti kombetare.

Ne nje interviste sot Ministri i Jashtem Bushati, perforcon qendrimin e kryeministrit Rama ne stimulimin e histerise kolektive se fajin per sjelljen serbe ndaj Kosoves (perfshire dhe arrestimin e Haradinaj) e ka BE.

Sigurisht ka momente ku BE mund te korrigjoje qasjen..,por perqendrimi i kritikes ndaj BE ku pastaj histeria e njerezve te painformuar e shndërron ne armiqesi ndaj BE..,eshte pikerisht ajo cfare eshte Qellimi me I Madh i lojes Serbo-Ruse,…Armiqesine e Shqiptareve me Perendimin (BE dhe SHBA).

Kjo eshte dhurata me e mire qe mund ti behet lojes Serbi-Ruse ne Ballkan.

Edhe pse BE nuk eshte perfekte,shqiptaret nuk duhet te harrojne se vetem fale BE dhe sidomos SHBA.,tanket e ushtria serbe i qendron larg territoreve te Kosoves.

Ne kete situate te rrezikshme ne Ballkan te sulmosh BE e te fajsosh SHBA eshte ose Idiotesi ose Tradheti Kombetare.

Share: