Home KRYESORE Largimi i VMRO-DPMNE dhe Gruevskit nga qeverisja fillim premtues per Maqedonin

Largimi i VMRO-DPMNE dhe Gruevskit nga qeverisja fillim premtues per Maqedonin

Nga Prof.Dr. Lisen Bashkurti

Ne fillim te janarit 2017 Presidenti i Maqedonise, Ivanov mandatoi Kryetarin e VMRO-DPMNE, Nikola Gruevskin per krijimin e qeverise se re mbas zgjedhjeve te mbajtura ne fillim te dhjetorit 2016.

Me nje deputet me shume VMRO-DPMNE fitoi numrin me te madh te mandateve parlamentare, por te pamjaftueshme per te krijuar e vetme qeverine e re. Per kete
arsye VMRO-DPMNE kishte domosdoshmerisht nevojen e mbeshtetjes nga partite shqiptare. I refuzuar nga partite opozitare shqiptare, VMRO-DPMNE iu drejtua per koalicion ish partnerit te qeverise se kaluar, BDI te drejtuar nga Ali Ahmeti.

Nderkohe qe pritej mandatimi i Presidentit Ivanov si dhe negociatat e Gruevskit ne kampin politik shqiptar pati dinamika politike mjaft pozitive. Gjithe partite politike shqiptare me vullnetin e tyre politik dhe me mbeshtetjen edhe nga Tirana dhe Prishtina zyrtare arriten me konsesus politik te perpilonin nje platforme te perbashket mbareshqiptare. Kjo platforme mbeshtetet teresisht ne Marreveshjen Kuader te Ohrit te gushtit 2001.

Duke respektuar kushtetuten e Maqedonise dhe ftesen e Gruevskit per krijimin e qeverise se re, Ali Ahmeti hyri ne negociata. Duket qe negociatat e bera nga Ahmeti me Gruevskin jane bazuar ne konsesusin politik dhe platformen mbareshqiptare.

Ne baze te burimeve terthore mesohet se VMRO-DPMNE e Gruevskit beri disa koncesione ndaj kerkesave shqiptare. Por keto koncensione kane qene te karakterit sasior te perfaqesimit. Thene ndryshe kane qene pazare politike me ane te te cilave Gruevski eshte perpjekur te terheq Ahmetin ne koalicion.

Por BDI dhe Ali Ahmeti nuk jane joshur nga ofertat sasiore te Gruevskit. Ata kane insistuar ne kerkesat e tyre cilesore, parimore dhe teresisht programore per qeverine e re te Maqedonise. Keto kerkesa cilesore, parimore dhe programore te paraqitura nga Ali Ahmeti perfaqesojne platformen konsesuale politike te gjithe partive politike shqiptare ne respekt dhe zbatim te Marreveshjes Kuader te Ohrit.

Refuzimi i VMRO-DPMNE dhe Gruevskit per te pranuar kerkesat e partive politike shqiptare te perfaqesuara ne negociata nga BDI dhe Ali Ahmeti solli deshtimin politik te VMRO-DPMNE dhe Gruevskit per krijimin e qeverise se re.

Largimi i VMRO-DPMNE dhe Gruevskit eshte sinjali i pare politik pozitiv per Maqedonine, per te lene pas krizen e thelle politike, institucionale, nderetnike dhe gjeopolitike. E themi kete sepse kriza e thelle dhe komplekse e Maqedonise mban emrin e VMRO-DPMNE dhe te Gruevskit.

Tani iniciativa per krijimin e qeverise ligjerisht i kalon LSDM dhe Zaevit, qe ka siguruar vendin e dyte ne zgjedhje. Por edhe LSDM e Zaevit duhet t’i drejtohet faktorit politik shqiptare per te krijuar mazhorancen e nevojshme per qeverine e ardhshme. Prandaj eshte serish faktori politik shqiptar qe do ftohet te negocioje me Zaevin.

Ne kete raund te dyte faktori shqiptar mund te perfaqesohet ne formate te ndryshme. Jane kater aktore politik shqiptar me mandate ne parlament. BDI me numrin me te madh, prej dhjete vendesh. Nderkohe qe ka edhe tre subjekte te tjera, PDSh qe ka qene ne opozite prej vitesh perfaqesuar me tre deputete si dhe dy parti te reja, BESA e B. Kasamit me pese deputete dhe Levizja per Shqiptaret e Z. Seles me tre deputete.

Ne situaten e krijuar do ishte e udhes qe partite politike shqiptare te konsultohen se bashku per rruget dhe formatin e koalicionit qeveritar perpara se Zaev t’u drejtohet me ftesat per negocim.

Partite shqiptare jane perballe dy opsioneve: te hyjne se bashku ne qeveri me LSDM dhe Zaevin ose te ndahen ne dy grupime, mazhorance-opozite, ku BDI te kalonte ne opozite ndersa BESA, Levizja dhe PDSh te bashkoheshin me LSDM e Zaevit. Cdo opsion mund te jete i mundshem dhe i arsyeshem. Secili ka avantazhet dhe disavantazhet e vet.

Por jashte dhe pavaresisht formatit te koalicionit qe do zgjedhin partite shqiptare ajo qe nevojitet te mbetet kusht i panegociueshem i seciles prej tyre me LSDM e Zaevit eshte platforma e perbashket politike konsesuale e janarit 2017, si pjese themelore e programit te qeverise se re.

Natyrisht qe platforma e perbashket politike konsesuale e subjekteve politike shqiptare te jete e besueshme dhe e realizueshme ka nevoje edhe per nje perfaqesim me te madh te shqiptareve ne qeveri si dhe ne krye te institucioneve me te rendesishme te Maqedonise. Masa dhe niveli i perfaqesimit te shqiptareve do te rriste shkallen e besimit politik dhe nderetnik aq shume rrenuar nga VMRO-DPMNE e N. Gruevskit.

Jane dite vendimtare per daljen e Maqedonise nga kriza. Largimi i VMRO-DPMNE dhe N.Gruevskit nga qeverisja e vendit shenon nje fillim premtues. Por vetem nje fillim…

Share: