E pranishme në takimin e zhvilluar së fundmi nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Sigurimit, ishte edhe Mesila Doda.
Në fjalën e saj, ajo shprehu fillimisht urimet e saj për Autoritetin dhe punën e tij, teksa vuri theksin tek nevoja për një moment që sheh thellë tek qënia njerëzore.
Ajo renditi dy kërkesa kryesore lidhur me hapjen e dosjeve, kryesisht: hapjen e dosjeve “Çamëria” dhe “Kosova”. Sipas Dodës, kemi detyrimin që të bëjmë ndryshimin për ndarjen nga e kaluara aq sad he nevojën për të nxjerrë në dukje qëndrimin e shtetit shqiptar për këto çështje.
“Më së pari t’iu uroj punë të mbarë këtij Autoriteti dhe ndarjen nga ai mentalitet që tenton të rikthehet në politikë, media, art, letërsi. Kemi nevojë për një moment që sheh thellë tek qënia njerëzore.
Punë të mbarë autoritetit, dua të rendis disa gjëra: Kjo është pjesë e një sërë iniciativash që kemi ndërmarrë.
Sot të gjithë bëjnë sikur nuk e dinë po Enver Hoxha mban ende titullin “Hero i Popullit” dhe asnjë nuk ndërhyn. Ne kemi detyrimin që të bëjmë ndryshimin dhe ndarjen konkrete nga e kaluara.
Do doja të nisja me disa kërkesa konkrete: hapje të dosjeve për të ndryshuar faqen e parë të historisë së Shqipërisë. Hapje e dosjes “Çamëria” dhe “Kosova”, për të parë qëndrimin e shtetit shqiptar.
Nuk janë hakmarrje ndaj askujt por rëndësi për të sjellë në vëmendje. Historia jonë do duhet që të na mësojë edhe pak.”, u shpreh ndër të tjera Doda.