Home KRYESORE Parashikimet e Nostradamus: Njerëzit do të jetojnë deri në 200 vjet

Parashikimet e Nostradamus: Njerëzit do të jetojnë deri në 200 vjet

Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duket se është parashikuar më parë se do të ulej në Shtëpinë e Bardhë.
Një nga profecitë e Nostradamus (1503- 1566) i konsideruar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm dhe të famshëm të profecive të historisë, ka shkruar edhe për Trump.

Nostradamus vërtet ka përshkruar që në 2017, në krye të SHBA-ve do të jetë një president amerikan i cili ka shumë ngjashmëri me planet që Trumpi ka prezantuar për Amerikën dhe botën. Në shkrimet e tija, personazhi është një njeri në kufijtë e të çmendurisë dhe zhurmës.

Ky person i cili ngjason me Trump, është i aftë të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, pavarësisht kritikave madje dhe tradhtive të njerëzve të tij ai arrin të fitojë. Kjo fjali e fundit, ka tërhequr më shumë pasi, kështu e kishte fushatën presidenciale, Donald Trump.

Lufta e Tretë Botërore

Kur lajmet aktuale kanë shpërthyer mbi një luftë të tretë botërore por që një parashikim i Michel de Notre Dame, nënvizon se do të fillojë një luftë në mes dy superfuqive botërore që do të zgjasë për një periudhë 27-vjeçare.

Por kur mund të plas lufta?

Një raportim i fundit i medieve ndërkombëtare, thuhet se: “Momenti i nisjes së dhunës do të përkojë me shfaqjen e një komete masive në qiell. Sulmet nukleare dhe katastrofat natyrore do ta godasin planetin tonë, kur një planet gjigant do t’i afrohet tokës”.

Gjithashtu flitet edhe për një tërmet, i cili është më i madhi ndonjëherë që do të prekë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fuqia e tërmetit do të ndihet edhe në vendet e tjera të botës, gjithashtu. Njerëzit do të jetojnë deri në 200 vjet Përparimet në mjekësi do ta zgjasin jetën e njeriut për ta mbërritur mesataren e 200 vjetëve. Një tetëdhjetëvjeçar do të duket sikur është pesëdhjetëvjeçar. Kështu të paktën ka parashikuar Nostradamus-i.

Rrezatimi do ta djegë planetin

“Mbretërit do t’i vjedhin pyjet, qielli do të hapet dhe fushat do të digjen nga nxehtësia”, ka shkruar parashikuesi më i famshëm i historisë. Kjo gjë është marrë si paralajmërim për rrezikun që shkakton prerja e drunjve në hapjen e vrimës së ozonit, që parandalon goditjen e tokës nga rrezet ultraviolete./360grade.al

Share: