Rreshjet e dëborës dhe i ftohti kanë pushtuar vendin në këto dy tri ditët e fundit. Flokët e borës kanë zbritur prej maleve edhe në qytete ku rrallëherë është parë të bjerë borë. Natën e mbrëmshme bora ka mbuluar edhe qytetin bregdetar të Durrësit.
Prej shtatë vitesh qytetarët e Durrësit nuk kishin parë dëborë me sy në qytetin e tyre. E mesa duket kjo i ka gëzuar pa masë qytetarët. Të gjithë e shprehnin gëzimin e tyre kush me foto, kush me video e dikush tjetër me statuse.
Rasti më i fundit është videoja e mëposhtme e publikuar nga ‘’JOQ’’ e cila tregon një grup vajzash në qytetin e Durrësit që sfidojnë në mënyrën më të habitshme borën dhe të ftohtin. Ato shfaqen pothuajse të zhveshura nëpër rrugët e qytetit duke iu gëzuar borës së parë. Vajzat janë striptiste në një klub nate në qytetin bregdetar.